• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

DOSJA E PRONAVE / Në 24 vite 8144 viktima, nga një i vrarë çdo ditë

by Java News
16/11/2015 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS / Bilanc lufte për çështjen e pronave në Shqipëri. Në harkun kohor të 25 viteve numërohen 8144 persona të vrarë për çështje pronësie. Të dhënat bëhen të ditura për Javanews nga një raport konfidencial i policisë dhe i ministrisë së drejtësis mbi të dhënat për natyrën e krimeve të zbardhura dhe dënimet penale të dhëna për krime të kryera me motiv pronësinë.

Ajo që bie në sy në këtë raport është fakti se shkalla më e madhe vrasjeve me motiv pronësinë është në fshatra me 4979 të vrarë, ndërsa në qytete numëri i vrasjeve me motiv pronësinë është në shifrat e 3165 personave. Më shumë se një i vrarë në ditë. Të dhëna tronditëse që zbulojnë një realitet mjaft të ashpër. Ky raport konstatues me vlera statistikore nxjerr në pah faktin se problematika e pronave vijon të jetë kryefjala e një serie zinxhir problemesh me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare.

Ato fillojnë që nga kuadri legjislativ, shkelja e Kushtetutës, shkelja e të drejtave të njeriut, zaptimi në mënyrë të dhunshme e mbajtja me forcë e këtyre pronave, konfliktet e rënda sociale brenda dhe jashtë familjeve shqiptare, dobësitë reaguese dhe ligjzbatuese të shtetit, duke krijuar qartazi idenë se prona nuk shkon më tek i zoti, por tek ai që është më i zoti.

Strasburgu ka rrëzuar 85% e vendimeve të Gjykatave shqiptare

Një fakt tjetër tronditës që del nga ky raport ka të bëjë me argumentin se Gjykata e Strasburgut, gjatë këtyre 15 viteve të fundit, për cështjet e ankimuara në dyert e saj nga shtetasit shqiptarë për pronën, ka gjetur shkelje në 85% të vendimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare!! Vetëm 4% të këtyre vendimeve Strasburgu i ka vlerësuar si të drejta. Një bilanc ky shumë i hidhur për sistemin tonë të drejtësis në lidhje me pronën.

Autopsia

Raporti konfidencial konstaton se problematika e pronësis përfshin edhe mjaft aspekte të tjera si: neglizhencë nga vetë qytetarët në ndjekjen e proceseve të duhura; parregullsi dhe paqartësi dokumentacioni të lëshuara nga institucione të ndryshme; falsifikim të dokumentacioneve nga individë të caktuar, si edhe procedura burokratike të tejzgjatura. Por ajo që bie më shumë në sy është zaptimi i pronës në mënyrë ilegale. Ky fenomen, kosntatohet edhe në raport, është një nga arsyet më tipike nga ku krijohen konflikte që kanë shënuar edhe viktima të panumërta. Janë të shumta rastet ku një individ apo familje ka zaptuar prona në mënyrë ilegale dhe që nuk kanë asnjë dokument për të vërtetuar pronësinë. Shpesh këta individë parqesin një dokument të lëshuar nga kryeplaku i zonës, duke mos lejuar pronarin e vërtetë të gëzojë pronën e tij, edhe në rastet kur ai ka certifikatën e pronësis. Po përse kemi mbërritur në këtë pikë? Përse gjithnjë e më shumë shqiptarët po i drejtohen Gjykatës së Strasburgut? Përse prona vijon të jetë një pazar politiko-elektoral dhe jo një e drejtë ligjore? Cilat janë pasojat sociale, por edhe ekonomike lidhur me këtë cështje? Janë një numër pikëpyetjesh që ngrihen për këtë çështje. Të cilat, ndonëse thuajse të gjithë ua dimë përgjigjet, vijojmë sërish ti bëjmë. (javanews.al / Me.Ar)

Pronat, detyrat për qeverinë të lëna nga Gjykata Strasburgut

  1. Hartimi i një liste të vendimeve përfundimtare gjyqësore që njohin, kthejnë dhe kompensojnë të drejtën e pronës ish-pronarëve;
  2. Miratimi i hartës së vlerës së pronës;
  3. Përgatitja e faturës financiare të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave;
  4. Krijimi i një mekanizmi efikas për ekzekutimin e të gjitha vendimeve përfundimtare që kthejnë dhe kompensojnë pronën.
Next Post

Ministri Manjani : Shkarkim nga puna për këdo që nuk shërben në kohë qytetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Berisha garon i vetëm, por del i dyti

May 1, 2026
Policia Rrugore zëvendëson patrullat me mjete inteligjente dhe dronë, Lamallari: Shoferët që shkelin rregullat nuk …

Policia Rrugore zëvendëson patrullat me mjete inteligjente dhe dronë, Lamallari: Shoferët që shkelin rregullat nuk …

May 1, 2026
I dënuar në mungesë për pabarazi në tendera prej GJKKO-së, Londra i jep “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit

I dënuar në mungesë për pabarazi në tendera prej GJKKO-së, Londra i jep “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit

May 1, 2026
Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

May 1, 2026

Në dorë të një idioti

May 1, 2026
Kosova në NATO? Alarmohet Vuçiç: Do të luftojmë që ta parandalojmë

Kosova në NATO? Alarmohet Vuçiç: Do të luftojmë që ta parandalojmë

May 1, 2026
“The Jerusalem Post”: Shqipëria në fokusin e udhëtarëve, një perlë e fshehur në Evropë (Artikulli i plotë)

“The Jerusalem Post”: Shqipëria në fokusin e udhëtarëve, një perlë e fshehur në Evropë (Artikulli i plotë)

May 1, 2026
SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa në Hormuz

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa në Hormuz

May 1, 2026
“Nuk më pëlqen propozimi i fundit i Iranit”, Trump: Kanë dy opsione, marrëveshje ose bombardime

“Nuk më pëlqen propozimi i fundit i Iranit”, Trump: Kanë dy opsione, marrëveshje ose bombardime

May 1, 2026
Salianji: Mereme Sela kandidaturë serioze, Berisha iu tremb

Salianji: Mereme Sela kandidaturë serioze, Berisha iu tremb

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In