• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja e plotë/ GJKKO urdhër SPAK-ut: Regjistroni kallëzim penal ndaj Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj

by E S
01/04/2025 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, janë vënë nën hetim nga SPAK për akuzat lidhur me tjetërsimin e pronave në Himarë. Gjykata e Posaçme ka marrë vendim duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal ndaj deputetes Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.

Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, i cili ka kërkuar rishikimin e vendimit të SPAK që nuk kishte nisur procedime ndaj Xhaçkës dhe Gaçit, edhe pse kishin pasur lidhje me një çështje të ngjashme që përfshinte ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Në vendim të datës 28 shkurt, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të regjistrojë procedimin penal dhe të vazhdojë hetimet ndaj deputetes Xhaçka dhe bashkëshortit të saj për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim.

Akuzat lidhen me dhënien e një prone që, sipas Belerit, është tjetërsuar dhe më pas është shitur Artan Gaçit. Ky proces ka përfshirë edhe falsifikimin e dokumenteve që i dhanë një sipërfaqe prej 5512 metra katrorë tokë, që fillimisht ishte regjistruar si tokë truall dhe më pas u shpall tokë bujqësore, për t’u shitur më tej.

Ndërkohë, në 13 mars, Gjykata e Posaçme ka dënuar Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himarës, me 3 vite e 1 muaj burg për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie. Dënimi është ulur në 2 vite e 20 ditë pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Arsyetimi i GJKKO:

“Gjykata çmon se, kallëzimi i shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale “falsifikimi dokumentave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri. Për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj. Në rastin konkret Prokuroria Posaçme duhet të regjistrojë procedim e penal dhe te vazhdojë hetimet mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr.81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut, Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP, Vlorë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mehilli dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, dhe mbi këtë pronë pasi është blerë, është marrë statusi investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin publik të deputetes. Shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore”. /A2CNN/

Next Post
Zgjedhjet e 11 Majit/ Majko: E kemi më të vështirë se në 2021. Gjikondi: Tirana, sfidë personale për Ramën

Zgjedhjet e 11 Majit/ Majko: E kemi më të vështirë se në 2021. Gjikondi: Tirana, sfidë personale për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

“Vetëvendosja do pësojë rënie të votave, qeveria do formohet me koalicion”

December 19, 2025
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

“Mos guxoni të prekni Kaliningradin”, konferenca vjetore e Putin: Rusia nuk e filloi luftën në Ukrainë

December 19, 2025
GALERI/ Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

GALERI/ Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

December 19, 2025
Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

December 19, 2025
Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

December 19, 2025
Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

December 19, 2025
Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

December 19, 2025
“Non grata e Berishës ka rënë”, Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën

Vokshi: Nuk përjashtohet asnjë formë proteste, as greva e urisë në ditët në vijim

December 19, 2025
Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

December 19, 2025
Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In