• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja e Ilir Metës shpjegon gjithë jetën politike të Ilir Metës

by Mero Baze
26/07/2022 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ajo që ka ndodhur me dosjen e politikanit të profilit të lartë I.M. siç i referohet Bordi i Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, është një rast klasik që tregon se si e shkuara e errët të dikton gjithë jetën politike dhe shkakton drama të mëdha në shoqëritë postkomuniste.

Politikani i profilit të lartë I.M. ka qenë rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ka qenë i dërguar i Sigurimit të Shtetit, edhe në takimin me Ramiz Alinë në Dhjetor 1990. Më pas kur Ramiz Alia u rizgjodh President pas zgjedhjeve të para,  shumë dosje të bashkëpunëtorëve të Sigurimit u fshehën apo asgjësuan, me një procedurë që justifikonte djegien e tyre për shkak të parëndësisë së shumë denoncimeve të bashkëpunëtorëve.

Këtu përflitet se ka pasur një pakt dhe me drejtues të PD së asaj kohe që disa dosje nga të dy anët të eliminoheshin.

Por nuk është e mundur të eliminohen fizikisht.

Komisionet “Mezini” dhe “Bezhani” 1996-1997 e më pas, kanë bërë verifikime të paplota të dosjeve duke përdorur një nen, i cili i shfajësonte Autoritet për mos gjetje dosjeje. Pra ata shpreheshin se nga kërkimet tona deri tani nuk rezulton ose rezulton, por nuk jepnin siguri të përjetshme.

Më pas, këtë klauzolë, ligji për dosjet në Shqipëri e ktheu  me fuqi të plotë, duke mos lejuar korrigjim certifikate nëse t’i zbuloheshe që je bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, disa vjet pasi kishe marrë certifikatë nga Komisioni “Mezini” apo “Bezhani”.

Pikërisht për këtë është vënë në lëvizje “Bordi I Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit”. Ai i kërkon parlamentit ta heqë këtë klauzolë dhe të lejojë Autoritetin të korrigjoi certifikatat e lëshuara më parë nëse provohet me fakte të reja.

Dhe për ta ilustruar këtë rast ka marrë dosjen e politikanit I.M.

Në dosjet drejtuar Kuvendit, gazeta mëson se është përdorur emri i plotë Ilir Meta.

Kjo tanimë provon pse për tridhjetë vjet Ilir Meta ka qenë një satelit i Sali Berishës dhe si e ka shantazhuar ai për ta pasur aleat. Ai e ka përdorur atë në periudhën e opozitës 1992-1997 kundër Fatos Nanos që ndërkohë e kishte burgosur.

Më pas, të dy u përpoqën të faktorizojnë njëri- tjetrin dhe Meta u përdor sërish si kolonë e pestë në pushtetin e socialistëve pas vitit 2001. Më 2004 ai krijoi një fraksion opozitar që ishte shkaku kryesor për daljen e PS në opozitë dhe më pas vazhdoi hapur aleancën me Sali Berishën.

Të gjithë historitë e tjera të Ilir Metës dhe deri tek futja në një gjatësi vale me Sali Berishën dhe në linjën antiperëndimore, shpjegohen qartë me këtë fakt.

Ai njeri nuk është i lirë të marrë vendime për vete. Liria e tij ka humbur në vitin 1990, kur ka firmosur kundër lirisë së shqiptarëve. Këtë “Partinë e Lirisë” që bëri dje, duket që e ka pasur vrasje ndërgjegjeje për mungesën e lirisë tërë jetën e tij. Por ajo nuk ja kthen dot. Ka lindur e vdekur!

Next Post
Shkriu LSI-në dhe themeloi “Partinë e Lirisë”:  Meta, turpin e ha me bukë dhe një gotë verë pas

Shkriu LSI-në dhe themeloi "Partinë e Lirisë": Meta, turpin e ha me bukë dhe një gotë verë pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In