• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja e bujshme 184/ ILD kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës, Belina Zeneli

by
20/01/2022 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ILD ka përfunduar hetimin disiplinor për prokuroron në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Belina Zeneli.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në analizë të punës së kësaj magjistrateje në periudhën 2013-2021, provohen disa shkelje prandaj ILD ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore”Shkarkim nga detyra”.

Zeneli është marrë edhe me hetimet e dosjes së bujshme 184 për krimet zgjedhore në Dibër.

Njoftimi i ILD:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, të nisur bazuar në ankesën e depozituar nga Prokurori i Përgjithshëm, duke ngritur pretendime për zvarritje të pajustifikuara të veprimeve procedurale për tre magjistratë, XH.M., B.Z. dhe R.K. me detyrë prokurorë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Nga hetimi disiplinor i kryer nga inspektorë të ILD, për prokurorët XH.M. dhe R.K.,provat ishin të pamjaftueshme për të provuar kryerjen e shkeljes disiplinore, ndërsa hetimi ka vijuar për prokuroren B.Z.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në analizë të punës sëkësaj magjistrateje në periudhën 2013-2021, provohet se:

– Nga ana e prokurores B.Z. janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

– Si pasojë e veprimeve e mosveprimeve të magjistrates, nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33  procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime.

–   Magjistratja ka zvarritur hetimet paraprake duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore të gjata, tej afateve procedurale dhe pa pasur arsye ligjore.

– Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013 – 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese.

– Shkeljet proceduriale të kryera nga magjistratja, provohen të jenë kryer me dashje direkte. Kjo bazuar në formimin dhe eksperiencën e gjatë si prokurore, si dhe për faktin se për këto lloj shkeljesh, ndaj saj në vitin 2014 është dhënë masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”.

– Veprimet e magjistrates B.Z.kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e organit të akuzësduke ulur besimin e publikut tek drejtësia.

a) Veprimet dhe mosveprimet e magjistrates B.Z. përbëjnëshkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë të Prokurorisëmasën disiplinore”Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

/b.h

Next Post
“A është ‘sulltani’ me agjendë të fshehur në Ballkan?”/ Ekspertja turke ‘zbërthen’ vizitën e Erdogan në Tiranë

“A është 'sulltani' me agjendë të fshehur në Ballkan?”/ Ekspertja turke 'zbërthen' vizitën e Erdogan në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In