• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Do dëmtojnë gjyqin në Strasburg, kanë luajtur “ping pong” për 10 vite

by
27/05/2021 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka pranuar kërkesën e policisë për të rihapur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar të vitit 2011.

Por familjarët e viktimës janë kundër duke thënë se ky proces do dëmtojë gjyqin që ka nisur në Strasburg duke sjellë zvarritjen e çështjes.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka realizuar intervistë me Mark Nikën, xhaxhain e Aleks Nikës, i cili u shpreh se ndërhyrja e Prokurorisë së Tiranës dhe e policisë nuk do t’i shërbejë çështjes, dosjet e të cilës thotë se “ndodhen në Prokurori duke luajtur ping pong me të.”

Nika: Qëndrimi i prokurorisë së Tiranës në këtë moment gjykoj se është i pavend pasi dihet se çështjen e kemi denoncuar në Gjykatën e Strasburgut dhe sipas informacionit që kemi, është në gjykim e sipër. Ne mendojmë që kjo ndërhyrje e Prokurorisë së Tiranës dhe e policisë së Shtetit nuk do t’i shërbejë çështjes sonë pasi ka 10 vite që kjo dosje endet në sirtarët e Prokurorisë duke luajtur ping pong me të. Prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar se kush ka dhënë urdhrin dhe kush janë ekzekutuar, nuk ka thirrur asnjë dëshmitar nga funksionarët e lartë të shtetit, qoftë të opozitës së kohës apo qeverisë Berisha. Besimin e kemi vetëm tek verdikti i Gjykatës së Strasburgut. Ne nuk e pengojmë Prokurorinë e Tiranës të kryejë veprimet hetimore që i shikon të arsyeshme, por në radhë të parë po presim vendimin e Strasburgut.

Veliu: Ju thoni që me riçeljen e këtyre hetimeve nga Prokuroria e Tiranës dëmtohet procesi gjyqësor që ju keni në Strasburg?

Nika: E pengon, mund të zvarritet se ka edhe atje që ka 10 vjet që është çështja në Strasburg dh eta marrë përsipër Prokuroria e Tiranës hetimin e çështjes, ata e zvarrisin ose presin verdiktin e Gjykatës së Tiranës për ta zgjidhur me një farë kompromisi. Vetë shteti shqiptar e zgjidh çështjen vetë dhe ne nuk kemi pse të shprehemi, kështu e gjykoj unë. Më duket se kjo ka stonuar në Prokurorinë e Tiranës se nuk kanë prova. Të dalin fajtorët e vërtetë se dihen se kush janë, janë pranuar nga Berisha dhe Basha se “Vrasjet i kemi kryer ne, por në rrethana të mbrojtjes së nevojshme”.

Veliu: Një prej provave të administruara është dhe plumbi që u gjet në kokën e Aleksin kur ishte në spital në Turqi.

Nika: Plumbi ka qenë sipas procesverbalit të Prokurorisë së Stambollit, ka qenë i dëmtuar. Në Tiranë është deformuar, kush e ka bërë deformimin? Deformimin duhet ta gjejë Prokuroria, ata po e lënë në heshtje, ata thonë po nuk gjete plumbin që ka goditur Aleksin, do pezullohet përsëri hetimi i çështjes. /Top Channel/

b.h

Next Post
Tiranë/ Hiqej si sipërmarrëse dhe shiste bileta të pavlefshme për jashtë vendit, arrestohet 32-vjeçarja

Tiranë/ Hiqej si sipërmarrëse dhe shiste bileta të pavlefshme për jashtë vendit, arrestohet 32-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In