Hetimet për privatizimin e OSHEE-së nga kompania çeke CEZ janë shtrirë në Kosovë por edhe në Francë. Detajet e reja nga hetimi, lidhen me një letërporosi të dërguar pranë Prokurorisë së Kosovës nga prokuroria shqiptare. Prokuroria jonë kërkon të marrë në pyetje dëshmitarin Nuel Kalaj dhe për këtë u kërkon informacione mbi vendndodhjen autoriteteve kosovare.
“News 24” dhe “BalkanWeb” mësojnë se Prokuroria e Kosovës ka kthyer përgjigje, duke saktësuar se po identifikojnë për adresën e personit në fjalë. Po ashtu mësohet se në lidhje me këtë çështje është dërguar një tjetër porosi në Francë.
ma.me










