• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja ‘Balili’, gjithçka që nuk është thënë më parë

by A R
19/01/2019 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni ‘Java në RTSH’ solli detaje të reja mbi dosjen e Klement Balilit.

Arresti me vetëdorëzim apo falë presionit të policisë i personazhit më të kërkuar në Shqipëri është duartrokitur nga të gjithë. “Në fatkeqësinë e tij personale ku ka rënë, në bastin e egër me drejtësinë, mbas kuriozitetit të pare për të, tashmë Balili prodhon vetëm psherëtima: lehtësimi për ata që e donin në pranga dhe ankthi për shumë të tjerë, që në rrethana, kohë dhe vende të ndryshme kanë pasur lidhje me të” – kështu u shpreh në editorialin e tij analisti Lorenc Vangjeli.

Ai tha se kokaina dhe jo cannabisi kanë bërë me dhembje koke ata që e përmendnin emrin e këtij personazhi që këtë javë, është shndërruar në yll televiziv.

Ndërkohë, gazetari investigativ, Artan Hoxha, tregoi sesi i shpalluri në kërkim prej dy vitesh arriti t’i shpëtonte operacioneve policore.

Sipas Hoxhës, Klement Balili nuk kishte armiq natyralë. Ai mbante një kapele dhe nuk përdorte celular, pikërisht për t’iu shmangur gjurmimit. Hoxha solli një detaj interesant teksa u shpreh se Balili është rrezikuar vetëm një herë nga policia, por ishte kjo e fundit që nuk e ka identifikuar.

“Gjatë një operacioni që nuk kishte lidhje me kërkimin e tij, Klement Balili ka qenë pranë rrezes së policisë. Por, policia e ka larguar atë dhe shumë të tjerë nga vendi i ngjarjes” – tha Hoxha.

Ai u shpreh se nuk dihen ende provat që mund të ketë DEA për Klement Balilin. Ndërsa sipas analistit Preç Zogaj, ky është një rast i veçantë sepse kurrë nuk ka pasur ngulmim kaq të madh nga SHBA-të për një të dyshuar për trafikim kanabisi.

Sipas analistit Lorenc Vangjeli, amerikanët këmbëngulën pasi Balili kishte lidhje me politikën. Vangjeli tha se ka dyshime që nuk bëhet fjalë vetëm për kanabis.

Ndërkohë Artan Hoxha solli detaje edhe nga qëëndrimi i Balilit në burg.

“I është rezervuar një trajtim i veçantë në Burgun 302. Qëndron në një qeli vetëm dhe i janë lejuar pajisjet elektro-shtëpiake. Të qëndruarit e këtij personi në paraburgim është një lloj mesazhi për ata që janë jashtë. Përmes intervistës ai përçoi disa mesazhe të koduara. Qëndroi i heshtur dhe nuk do të flasë për ato që mund të dijë. Por etiketimi si ‘Eskobar’ nuk shkon me akuzat që rëndojnë mbi të” – tha Hoxha në emisionin Java.

Ndërkohë që analisti Lorenc Vangjeli ironizoi duke u shprehur se: Herët a vonë, të gjithë do të shkojnë atje…

Next Post
Verërat prehistorike në shpellë çudisin shkencëtarët

Verërat prehistorike në shpellë çudisin shkencëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In