Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga qelia 5komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e 2017 të cilët ishin lënë më parë në arrest me burg.
Gjykata Apelit, ditën e sotme la të paprekur vendimin e shkallës së parë Durrës, duke lënë në fuqi, masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për personat e arrestuar si Shpëtim Marku, Mehdi Lala, Bujar Sula, Kujtim Urucci, Zyrha Lala, Qemal Domi, dhe Armelin Zeza.
Ndërkohë urdhëroi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, duke nxjerrë nga masa e arrestit në burg në arrest shtëpie, personat e arrestuar Shpëtim Stafa, Fredi Marku, Emiljan Tuda, Redi Hysa Dalvis dhe Biba.
Ishte SPAK që në fund korriku lëshoi 22 urdhër- arreste për komisionerët në Shetel dhe Rubjekë pasi në këto qendra votimi disa persona kishin votuar më shumë se një herë, dhe komisionerët e kishin lejuar këtë gjë duke shpërdoruar detyrën.
/e.rr