• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Motra dhe mami im janë në gjirin e Zotit!”/ Xhaxhai tregon çfarë i thotë Blerta Josifi: Thotë se do ndjekë sërish fenë

by Java News
07/09/2020 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e Kombinatit, ku u vetëflijuan nëna Zhaneta Josifi me vajzën e saj Anisa, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi arriti që të mbijetojë. 34-vjeçarka ka dalë nga spitali, por gjendja e saj vazhdon të jetë delikate. Xhaxhia i saj tregon për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, se Blerta vazhdon ti qëndrojë besimit të saj, por shprehet se veprimin që kanë bërë nuk do ta përsërisë.

“Në lidhje me besimin, ajo thotë që unë jam besimtare. Motra ime dhe mami im janë në gjirin e zotit. Nuk reagon siç mund të reagojë një njeri i zakonshëm kur largohet mami ose motra. Është shumë e ngurtë dhe kjo ka lidhje me besimin.  Ajo thotë që edhe sot unë do të shkoj tek ungjëllorja, por veprimit që bëmë nuk do ti rikthehemi më”, tregon xhaxhai i Blertës, Dhimitraq Josifi.

familja josifi

Ai tregon edhe për vetëvrasjen e  vëllait të tij dhe vështirësitë që ka hasur familja.

“Ngjarje e rëndë ishte edhe për ata edhe për ne. Fëmijët nuk e ndjenë shumë. Unë vajta njëherë na thirri Zhaneta, na tha hajde se vëllai nuk është mirë. Vajta diskutova me mjekun dhe vendosëm ta merrnin me forcë sepse nuk pranonte. Ishte shumë i fuqishëm, tre burra nuk e mbajtën dot. Mua më erdhi keq sepse më tha: ti po më vdes, dhe u tërhoqa”, shprehet Dhimitraqi.

Sipas tij, fillimisht predikimin e kanë nisur vajzat në Përmet dhe më pas Zhaneta në Tiranë.

dhimitraq josifi

(Dhimitraq Josifi, xhaxhai i Blerta Josifit)

Ngjarja horror në Kombinat:

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave “bashkëjetuan” për disa kohë me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56-vjeçe dhe Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthull që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”.

g.kosovari
Next Post
Teatri Metropol përfaqëson Shqipërinë në projektin AIDA, Veliaj: Arti është ilaç ndaj përçarjeve që përcjell politika

Teatri Metropol përfaqëson Shqipërinë në projektin AIDA, Veliaj: Arti është ilaç ndaj përçarjeve që përcjell politika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

“Ata do bënin bombën bërthamore”- Trump i vendosur: Do ta nisja sërish luftën me Iranin, nuk pendohem për vendimin që mora!

September 11, 2026
Putin mbërrin në New Delhi për samitin e BRICS, në fokus lufta në Ukrainë e Iran dhe tregtia globale

Putin mbërrin në New Delhi për samitin e BRICS, në fokus lufta në Ukrainë e Iran dhe tregtia globale

September 11, 2026
Sot 25 vite nga “11 Shtatori”, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nderojmë jetët e humbura, heronjtë dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan!

Sot 25 vite nga “11 Shtatori”, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nderojmë jetët e humbura, heronjtë dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan!

September 11, 2026
Veshja që tronditi Pallatin Mbretëror, fustani i Princeshë Dianës del në ankand për qindra mijëra dollarë

Veshja që tronditi Pallatin Mbretëror, fustani i Princeshë Dianës del në ankand për qindra mijëra dollarë

September 11, 2026
Tetë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, mes viktimave dy fëmijë -

Përshkallëzohet beteja për Donbasin, qytetet ukrainase nën sulme të egra ruse, civilët urdhërohen të largohen

September 11, 2026
VIDEO/ Jasir Asani i pandalshëm, shënon sërish dhe i dërgon sinjale Maran para ndeshjeve me Kombëtaren!

VIDEO/ Jasir Asani i pandalshëm, shënon sërish dhe i dërgon sinjale Maran para ndeshjeve me Kombëtaren!

September 11, 2026
Çelet edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan

Çelet edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan

September 11, 2026
“Koha për t’i dhënë fund vrasjeve”/ Trump uron Pavarësinë e Ukrainës, zbardhet letra për Zelenskyn

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat

September 11, 2026
Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s! Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush

September 11, 2026
“5 mijë USD për këdo që na voton”- Trump mbyll konventën e Republikanëve me premtime e paralajmërim për zgjedhjet: Votoni ose do të shkoni në ferr!

“5 mijë USD për këdo që na voton”- Trump mbyll konventën e Republikanëve me premtime e paralajmërim për zgjedhjet: Votoni ose do të shkoni në ferr!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com