• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Armëmbajtja pa leje në Shqipëri/ Eksperti: Duhet aksion, ndoshta dhe një amnisti! Qytetarët i ‘shkëmbejnë’ vetëm me siguri

by E S
09/03/2025 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 65-vjeçar nga fshati Bicaj i Kukësit, u vendos nën hetim kur në gusht të 2023-shi dorëzoi një arsenal të tërë armësh të trashëguar që nga 1997-a, kallashnikov, pistoleta, mijëra fishekë dhe armë të tjera. Edhe pse akti ishte vullnetar parashikimet ligjore nuk e shpëtuan nga ndjekja penale, ndërkohë që sipas ligjit armëmbajtja pa leje e armëve dënohet deri në 7 vjet burg.

Për këtë situatë ligjore, por edhe realitetin në territor ku armët, sidomos ato të trashëguara prej ’97-ës, mendohet edhe sipas inteligjencës policore të jenë me mijëra të fshehura, shpesh në publik është diskutuar mundësia e një amnistie.

“Ndoshta dhe një amnisti për armët do të ishte e mirë për qytetarët që i posedojnë, një amnisti 6 mujore. Nëse do ofrohej një vlerë, do thoni ju ç’ punë kemi të blejmë armë, nuk po paguajmë dot pensionistët, por armët kursejnë jetë, nuk është kaq e thjesht”, tha Artan Rexhepi, ekspert kriminalist.

Eksperti kriminalist Artan Rexhepi për Report Tv thotë ligji duhet zbutur.

“Legjislacioni jep dënime shumë të rënda, jep dënim të ngjashme me vrasjen. Ndoshta duhet liberalizuar politika e armatosjes së njerëzve. Kur flas për armatim, nuk flas për armatim që të mbahet në shtëpi. Armatim që të mbahet me vete për qytetarë të rregullt, që ndihen të kërcënuar, që plotësojnë kushtet, kanë një biznes, të testuar nga psikologu. Nëse u kapet një armë pa leje të bëjnë 7 dhe 17 vjet, se ai që e mban pa leje, në momentin që ka mundësinë për ta mbajtur me leje, nuk ka arsye tjetër që ta mbajë veçse për krim”, thotë eksperti.

Vetëm vitin e kaluar, janë 1303 raste të konstatuara, me çdo rast arrestim. Por pse mbajnë armë shqiptarët?

“Armëmbajtje pa leje mund të ketë edhe një qytetar që ndihet i kërcënuar. Vëllain mund ta ketë në burg për një vepër penale, ka bërë një vrasje. Ne e dimë shumë mirë që pa ia marrë gjakun, pavarësisht se ai mund të bëj 25 vjet ose burg përjetë, nuk e kuptoj çfarë hakmarrje duhet më, që t’i vrasësh familjen. Ndonjëherë është e detyrueshme që ta mbajë armën”.

Vitin e kaluara policia goditi 41 raste të trafikimit të armëve, kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa statistikat e viteve të fundit kanë treguar se në duart e shqiptarëve nuk ka vetëm armë të trashëguara. Armët e reja perëndimore lulëzojnë tregjet.

“Pjesa më e madhe nuk është se mbajnë armë të trashëguara. Po të shikoni, TT janë me pakicë, janë markat Glock e Bereta, që janë marka perëndimore që janë të ardhura, të blera kontrabandë”

Në këtë situatë edhe rritja e sigurisë do i bindte njerëzit të dorëzonin armët e trashëguara.

“Rritja e sigurisë, kuptohet, do t’i bënte t’i dorëzonin”, përfundon Artan Rexhepi.

Rexhepi shton një amnisti e mundshme, e cila është e nevojshme në çdo formë që zgjidhet për t’u bërë, si një kusht që ajo të funksionojë është domosdoshmëri të shoqërohet edhe me një punë më të madhe të policisë për ta goditur armëmbajtjen pa leje.

Next Post
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Luftoi fort për ne, nuk rreshti së dhuruari dashuri

Kush ishte Andis Harasani, ish-drejtori i Fatos Nanos që u zgjodh dy herë deputet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In