• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja/ 25 mln $ dëm shtetit, detajet e skemës gjigande mashtruese “skrapi”

by Aalison Pearse Stevens
17/02/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 31 vjet burgim për 7 prej administratorëve të kompanive private, të përfshirë në skemën mashtruese ‘Skrapi”, e cila i ka shkaktuar shteti një dëm ekonomik në vlerë rreth 25 milionë dollarë. Po ashtu, Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 10 milionë lekë (të reja) për kompanitë e administruara nga këta persona. Ky grup personash është pjesë e një hetimi të gjerë, për të cilën më parë janë dënuar 16 të pandehur të tjerë, me një total prej 35 vitesh burgim. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, të stampave osë të formularëve”, kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mbi 30 persona dhe kompani, të konsideruara të nivelit të II, në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, të cilët kishin kryer veprime fiktive për përfitimin e padrejtë të rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Për shkak të numrit të madh të të pandehurve, procesi gjyqësor ndaj kësaj skeme, është ndarë në disa pjesë. Në Mars 2015, ka përfunduar gjykimi, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me një total prej 9 vitesh burgim 6 personat e parë. Në muajin Dhjetor 2015, gjykata ka dënuar grupin e dytë prej 10 personash, me një dënim në total prej 26 vitesh burgim.

Ndërkohë, grupi i tretë i të pandehurve është në përfundim të gjykimit dhe, pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin e tyre me një total prej 31 vitesh burgim.

Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin edhe të 7 administratorëve të tjerë, si më poshtë:

  1. Agim Xhika, të dënohet me 5 vjet burgim
  2. Avni Hoxha, të dënohet me 5 vjet burgim
  3. Robert Hoxha, të dënohet me 5 vjet burgim
  4. Ilir Allmeta, të dënohet me 5 vjet burgim
  5. Përparim Zeqaj, të dënohet me 6 vjet burgim
  6. Mimoza Hoxha, të dënohet me 3 vjet burgim, (të konvertohet në shërbim prove)
  7. Vjollca Hoxha, të dënohet me 3 vjet burgim, (të konvertohet në shërbim prove)
  8. Personi juridik “ALEKSI & AJSI” sh. p. k,, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë.
  9. Personi juridik “Hoxha” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë.
  10. Personi juridik “Xhois Group” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë
  11. Personi juridik “Rei 2012” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë.
  12. Personi juridik “Franko 94” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë.
  13. Personi juridik “Silealb” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë
  14. Personi juridik “Prokat” sh. p. k, me gjobë në shumën 1.500.000 lekë

Më parë, gjykata e Tiranës, në dy procese të ndryshme, ka shpallur fajtor dhe dënuar, si më poshtë:

Në muajin Mars 2015, për të njëjtën çështje, janë dënuar shtetasit: Josif Kadriaj, Maltin Lleshi, Ramiz Veizaj, Kadri Rama, Gjergji Lami, Flamur Gjinaj, si edhe kompanitë “Ajsi” shpk dhe “Alsima” shpk.

Në muajin Dhjetor 2015, për të njëjtën çështje, janë dënuar shtetasit: Artan Mallkazi, Roland Simolla, Petrit Terziu, Bedri Murrja, Nuredin Ceni, Bujar Stillo, Xhelil Toshi, Sokol Shatku, Ilia Delliu dhe Pashako Muha.

 

Next Post

Nishani pret Presidenten e Maltës, nëshkruajnë marrëveshje për integrimin në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In