• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dosier shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet “Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t’i them…

by B K
23/12/2024 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalimi i jashtëzakonshëm i Azem Hajdarit kur sulmohej nga PD, partia që kishte themeluar. Dy reagime në seancën e heqjes së imunitetit dhe citimi i fjalëve të një këngë si mesazh për “regjizorin” e sulmit ndaj Hajdarit

Çdo herë që vjen dhjetori, Partia Demokratike dhe Sali Berisha shkojnë tek monumenti i Azem Hajdarit për ta nderuar si heroin e tyre. E përmendin shpesh, veçanërisht gjatë protestave dhe aksioneve politike, kur iu duhet ta përdorin si simbol. Por në të vërtetë, ka një histori tjetër që tregon betejën e ashpër të drejtuesve të PD-së kundër Azem Hajdarit në vitet e para të pluralizmit. Një moment i tillë është seanca parlamentare kur po i hiqej imuniteti, një ngjarje që tregon devijimin e rrugës drejt demokracisë.

Në shtator të vitit 1992, vetëm pesë muaj pas fitores së madhe të 22 marsit, Partia Demokratike kërkoi heqjen e imunitetit për deputetin Azem Hajdari, themelues i kësaj partie dhe lider i lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990. Beteja e Hajdarit me të vetët do të vazhdonte shumë larg, me akuza të ashpra dhe sulme të dhunshme nga partia e tij. Ai u akuzua edhe si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që Hajdari kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për të zbuluar të vërtetën.

I kërkoj këtij Parlamenti të nderuar të ngrejë një komision, i cili të studiojë veprimtarinë time që kur kam lindur. Ç’lidhje kam me Ramiz Alinë? Ç’lidhje kam me Sigurimin e Shtetit? Ç’lidhje kam me të huajt? Ç’lidhje kam me grupet? Jam gati të deklaroj të ardhurat e mia financiare. Të ngrihet një komision dhe të vijë të shikojë ku jeton Azem Hajdari. Me kë është i implikuar? Për gjithë veprimtarinë time jam gati të ngre një komision hetimor, komision parlamentar, të kryejë një aktivitet dhe t’ia paraqesë Kuvendit Popullor një raport për të përcaktuar se si është e vërteta.

Dikush mund të mendojë se Azem Hajdarit ia ka zënë kush bishtin. Azem Hajdari vetëm besën jep dhe e mban atë. Të dini një gjë, zoti Kryetar, nëse nuk dini të flisni ndershmërisht, unë mbi nderin tim dhe të familjes time nuk lejoj njeri të më shkel me këmbë; dhe kur tërhoqa zvarrë plepat si Enver Hoxha e Ramiz Alia, kallamat që kanë ngritur tani kokën unë do t’i tërheq zvarrë. E them edhe njëherë, kur tërhoqa zvarrë plepat si Enver Hoxha e Ramiz Alia, unë për kallama nuk pyes.

E ngre këtë, sepse kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet: “Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t’i them: “Për demokracinë, për Shqipërinë, për të ardhmen e këtij vendi”.

Duke dalë përpara opinionit publik dhe jam i bindur si deputet, si qytetar, si student nuk kam humbur asnjë votë. Me demokracinë në Shqipëri nuk ka pasur lidhje demokracia. Lidhja studentore ishte e pastër si shpirti i studentëve. I thirrëm njerëzit dhe erdhën. Atëherë do të flas përpara jush. Ç’kërkoi këtu Mahmut Bakalli? Me kë u takua Mahmut Bakalli në janarin 1990? Ç’direktiva i dhanë? Sot po shohim direktiva të tjera deri në detajizim. Ju lutem, më vendosni nderin në vend si Parlament. Ju lutem, verifikoni dhe jam gati përpara jush të deklaroj çdo gjë, në rast se nuk dalin këto të vërteta. U bëj thirrje deputetëve që janë të implikuar me Sigurimin e Shtetit të largohen. Nuk po përmend emra sot. Janë këtu. U them edhe njëherë atyre që janë munduar të furnizojnë opinionin publik me shpifje. Populli shqiptar mua nuk ka me më ndalur. Familja ime është e ndershme . Në rast se nuk do të jem i ndershëm, të ma vënë litarin aty te Skënderbeu, përndryshe kallamat ta dinë mirë se unë do t’i heq zvarrë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. Mbi nderin tim nuk lejoj njeri të shkelë më….

Ju, të nderuar deputetë, sot duhet të kërkoni autorët e gjyqeve politike të kohës së Enver Hoxhës dhe jo të sajoni gjyqe politike në kokën e demokracisë. Harxhoni kohën tuaj të çmuar me çështje boshe, siç është çështja “Hajdari”, sepse kështu ju thotë regjisori. Për ta pasur ndërgjegjen të pastër, unë do t’ju thosha juve se imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Sepse nesër, kur ndonjëri prej jush do të bëjë gabim, gabimin tim, duke u përpjekur të thotë të vërtetën ndershmërisht, do t’i hiqet në çast imuniteti. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot.

Duke u justifikuar, ne i hoqëm dje imunitetin Azemit, jo të mos ia heqim këtij apo atij. Prandaj, pa lypur mbrojtjen tuaj, ju këshilloj të merrni që sot masa për të mbrojtur veten.

E treta, Shqipëria është vend i varfër ekonomikisht, por e pasur mendërisht. Në Shqipëri Enveri provoi dhe përvoja e tij la një proverb: “Kur punët shkojnë keq në fushën ekonomike, lumi kapërcehet me procese të montuara politike”. Në Shqipëri nesër do të thonë: “Domethënë, vështirë se e kapërcejmë këtë dimër, prandaj mos u merrni sot me një kundërvajtje ligjore, po merruni me ata profanë ekonomikë, që janë projektues të katastrofës.” Është turp të marrësh një njeri nga shtëpia dhe t’i thuash: “Është faji yt që ecën keq ekonomia”. Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku, sepse s’ua ka kush borxh t’i ndërroni kombësinë.

E katërta, procesi im i sotëm është një proces luksi në një vend lypsarësh. Le të zhvillohej procesi im, por pasi të ishte zhvilluar procesi i deklaratave skandaloze në Maqedoni, deklaratave të tjera që u komentuan nga shtypi brenda vendit, në Lezhë; pasi të ishte zhvilluar këtu procesi i imagjinuar i mikrofonave i Serreqit, pasi të ishte zhvilluar procesi i qeveritarëve antikapitalistë (kam parasysh fjalën e Presidentit Berisha mbajtur me kapitalistët e vegjël shqiptare); pasi të rizhvillohej çështja “Gazidede” në Parlament, ku për turpin tonë brenda javës e bardha u bë e zezë dhe bloza u bë qumësht. Ne deputetet kemi një “të dashur”: ajo është e vërteta. Zgjohuni, zotërinj deputetë, zgjohuni, se “e dashura” ju ka ikur nga shtrati.

Përpara se të diskutoni dhe të ngrini kartonët tuaj, desha t’ju kujtoj një thënie të një shkrimtari të madh dhe një këngë të Veriut. Shkrimtari i shquar thotë: “Burrat gjykojnë me argumente, kurse gratë gjykojnë ne dashuri”. Ndërsa kënga e Veriut thotë:

Paska ra nji pushk’ e shkretë,

vra i paska dymbëdhetë vetë,

njëmbëdhetë gjallë e nji ka vdekë…

Unë nuk po qaj atë që ka vdekë, por po qaj ata që kanë mbetë. Sot nuk sulmohem unë, sot sulmoheni ju, të dashur deputetë. Pra, demokracia shqiptare. Sot goditem unë, po kambanat bien për ju.

Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju./ Gazeta Tema

Next Post
Trump “ngul” flamurin amerikan në kanalin e Panamasë, kërkon edhe Grenlandën

Trump "ngul" flamurin amerikan në kanalin e Panamasë, kërkon edhe Grenlandën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protestuesit përplasen me deputetin Bido para Parlamentit, ndërhyn Policia

VIDEO / Protestuesit përplasen me deputetin Bido para Parlamentit, ndërhyn Policia

June 18, 2026
“Zvërneci nuk është më kauzë”, Luarasi:  Protesta kërkon të ikë establishmenti i vjetër, duan politikë të re

“Zvërneci nuk është më kauzë”, Luarasi: Protesta kërkon të ikë establishmenti i vjetër, duan politikë të re

June 18, 2026
SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

June 18, 2026
Shehaj shpërndan videon, Rama: Për çfarë të dal unë para drejtësisë? Kapri gris letrën me emrin e Kryeministrit

Shehaj shpërndan videon, Rama: Për çfarë të dal unë para drejtësisë? Kapri gris letrën me emrin e Kryeministrit

June 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 19 Qershor 2026

June 18, 2026
Kapetanović: Ballkani duhet eksportojë ide, jo vetëm punëtorë

Kapetanović: Ballkani duhet eksportojë ide, jo vetëm punëtorë

June 18, 2026
EMRAT / Ndryshime në Polici, emërohen shefa të rinj komisariatesh në disa qytete të vendit

EMRAT / Ndryshime në Polici, emërohen shefa të rinj komisariatesh në disa qytete të vendit

June 18, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Organizatorët e protestës s’mund të rrinë anonimë”, Kadilli: Folësit përzgjidhen dhe kontrollohen

June 18, 2026
“Kanë shitur tonelata me drogë!”, si u godit organizata e kokainës: Janë jashtë vendit, SPAK po u merr asetet

“Kanë shitur tonelata me drogë!”, si u godit organizata e kokainës: Janë jashtë vendit, SPAK po u merr asetet

June 18, 2026
Inspektime në Lungomare, Gonxhja paralajmëron masa ndaj bizneseve për zaptimin e plazheve publike

Inspektime në Lungomare, Gonxhja paralajmëron masa ndaj bizneseve për zaptimin e plazheve publike

June 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In