Ish eurodeputetja, sot presidente e forumit të grave të partive popullore europiane Doris Pack, zgjodhi Shkodrën, të jepte një mesazh për qeverinë.
Duke përdorur gjuhën politike të përafruar me opozitën, Pack tha se kjo që po ndodh është e patolerueshme për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian
Madje ajo shkoi deri aty sa të theksojë se përtej dëshirës së madhe që ka ta shohë Shqipërinë të rreshtuar krah vendeve anëtare, me një situatë të tillë, kjo gjë është e pamundur. Për këtë kërkoi rezultate
E shoqëruar nga deputetja demokrate Albana Vokshi, Pack u takua për afro 60 minuta pa praninë e mediave me kryebashkiaken e Shkodres Voltana Ademi.
Në fokus të bisedës ka qënë shqetësimi i ngritur prej saj për situatën kriminale dhe mungesën e dorës së shtetit dhe bashkëpunimin e cunguar që qeveria ka me këtë qytet.
/b.d










