• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dorëzoi kallzimin penal/ U lirua nga burgu, avokati serb padit Radoiçiçin për terrorizëm në Kosovë

by Java News
04/10/2023 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati serb, Cedomir Stojkovic, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar kallëzim penal për terrorizëm dhe për ndihmë të terrorizmit kundër Milan Radojiçiqit, të paktën 30 personave të panjohur që kanë vepruar në Banjskë më 24 shtator, gjithashtu edhe ndaj disa personave që janë krye të shërbimit të sigurimit shtetëror dhe shumë personave të tjerë të dislokuar në zonën e sigurisë tokësore për ndihmë të terrorizmit.

“Për shkak të ngjarjeve në Kosovë, sot dorëzova KALLËZIM PENALE PËR TERORIZIM DHE NDIHMË TË TERORIZMIT”, ka shkruar Stojkovic.

Avokati serb ka shkruar se sipas ligjeve të Serbisë, të gjitha grupet paraushtarake jashtë strukturës formale shtetërore janë grupe terroriste, dhe thotë se Grupi i Radojiçiqit është grup terrorist.

“Të gjitha “grupet paramilitare” jashtë strukturës formale shtetërore janë grupe terroriste, sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, veçanërisht nëse janë të armatosur rëndë dhe nëse duan të përdorin forcën për të arritur politikën. Çdo përdorim (joshtetëror) i forcës në zbatimin e çdo politike është terrorizëm. Dhe çdo grup i tillë është një grup terrorist. Grupi i Milan Radoiçiqit është një grup terrorist”, ka shkruar avokati Stojkoviç.

Më tej thotë se kolona prej 25 makinash plotë me armë të përdorura nga grupi i Radojiçiqit mund të kalonin pa u kontrolluar përmes zonës së sigurisë tokësore, përkatësisht përmes kufirit të Serbisë me Kosovën vetëm me urdhër të Aleksander Vulinit.

“Një kolonë me 25 fuoristradë plot me armë mund të kalojë pa u ndalur dhe pa kontroll përmes zonës së sigurisë tokësore, gjegjësisht përmes kufirit të Serbisë me Kosovën VETËM dhe ekskluzivisht nëse kreu i shërbimeve të sigurisë serbe ka dhënë urdhër për ajo kolonë e armatosur të lejohet të kalojë. Është territori më i siguruar i Serbisë, ku janë dislokuar vazhdimisht njësiti antiterror, forcat speciale dhe ushtria serbe. Mund ta testojmë këtë: le të fillojmë me 25 automjete në një kolonë në të njëjtën rrugë si grupi i Milan Radoiçiqit dhe të shohim se sa larg do të shkonin. (Do të ishim arrestuar tashmë në Novi Pazar)”, ka shtuar tutje në njoftimin e tij.

Ai gjithashtu ka thënë se armët që janë konfiskuar janë nën kontrollin e Serbisë dhe se asnjë pajisje e tillë s’mund të kishte dalë nga fabrikat apo magazinat pa ndihmën e shërbimeve të sigurisë.

“Armët që janë konfiskuar janë armë ushtarake (mina kundërtank, granata për mortaja, sisteme raketore Pritiv-tek), prodhimi dhe shpërndarja e të cilave është NË KONTROLLIN MË TË RREPTË të Republikës së Serbisë. Asnjë pajisje e tillë nuk mund të kishte dalë nga magazinat dhe fabrikat serbe dhe të vinte në duart e atij grupi pa ndihmën dhe organizimin e njerëzve të lartë të shërbimeve të sigurisë serbe.

Ashtu siç nuk mund të marr në dorë një raketë HIMARS apo një sistem Javelin pa miratimin dhe ndihmën e qeverisë amerikane. Të ndihmosh grupin e Milan Radoiçiqit me armë po ndihmon terrorizmin. Dhe pikërisht këtë kanë bërë zyrtarët më të lartë të NN të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. Për këtë arsye janë përfshirë në kallëzim penal”, ka shkruar ai pa dhënë emra./m.j

Next Post
Tragjike/ Ra nga çatia e një objekti ku po punonte, ndërron jetë 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Tragjike/ Ra nga çatia e një objekti ku po punonte, ndërron jetë 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In