• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

by E B
27/02/2026 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr u dorëzuan sot sistemet raketore Javelin, si pjesë e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Nensi Van Horn, vlerësoi këtë moment si tregues të angazhimit për sigurinë rajonale dhe forcën e NATO-s.

“Tregues i angazhimit tonë për sigurinë rajonale dhe forcën e NATO-s. Këto sisteme janë të jashtëzakonshme, një pasqyrim i teknologjisë së tyre të avancuar. Këto përmbushin tragetin e  Shqipërisë për mbrojtjen kundër kolektive. Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një kapar për të ardhmen. Kjo paradhënie kërkon një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë ushtarake dhe modernizimin ushtarak. Dua të vlerësoj kontributin tuaj me trupa dhe pajisje ushtarake për NATO-n dhe misione ndërkombëtare në mbar botën. Ne jemi krenar që jemi partnerë në këto përpjekje”, tha Van Horn.

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Pirro Vengu, theksoi se dorëzimi i sistemeve Javelin është një mesazh qartësie strategjike dhe një investim i bërë në kohë paqeje, me disiplinë buxhetore dhe planifikim afatgjatë.

“Ky sistem nuk është thjesht një simbol force dhe kapaciteti, por edhe një mesazh qartësie strategjike. Vendet që hezitojnë të investojnë në mbrojtje, zakonisht investojnë vonë, nën trysni, në kushte frikë dhe emergjence. Pore Shqipëria ka vendosur, nën mbështetjen e SHBA, të investojë në kohë paqeje, me plan, disiplinë buxhetore. Sistemi Javelin është pjesë e kësaj filozofie, ku ne rrisim besueshmërinë. Shqipëria nuk forcon kapacitete e saj për të kërcënuar askënd, por armatoset që askush të mos e vërë në provë. Mbrojtja nuk është luks, por një shtyllë e shtetit dhe kusht ekzistence për një shtet serioz që dëshiron të jetë një hallkë e fortë në të gjitha proceset që na presin”, u shpreh Vengu.

Vengu e cilësoi si privilegj drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, një ditë pasi qeveria ia besoi këtë institucion Ermal Nufit.

“Është kënaqësi që në këtë moment tranzitimi të detyrës sime të linim këtë shenjë”, tha Vengu.

Next Post
Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu "313”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In