• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëshkrimet origjinale të Dylan dhe Clapton në ankand

by Java News
07/12/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëshkrimet origjinale të Bob Dylan dhe Eric Clapton do të nxirren në ankand në 10 dhjetor nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s gjatë një shitjeje në New York, që do të përmbajë gjithashtu objekte që i përkisnin Beatles dhe Elvis Presley.

Dorëshkrimi i parë i këngës “Layla”, i shkruar nga Eric Clapton në 1970 mbi një letër me kokë të Thunderbird Motel de Miami Beach, është vlerësuar mes 50.000 dhe 70.000 dollarë.

Bëhet fjalë për një nga këngët më të famshme të këngëtarit britanik , e shkruar për Pattie Harrison, në atë kohë e martuar me mikun e tij, anëtar të Beatles, George Harrison. Eric Clapton u martua me të në 1979 , dhe u divorcua në 1988.

Titulli i këngës është frymëzuar nga një poemë e autorit pers Nezami Ganjavi. Sotheby’s ka nxjerrë gjithashtu në ankand dorëshkrimin e këngës “Blowin in the Wind”, (1962) të Bob Dylan , e vlerësuar 300.000 dhe 500.00 dollarë.

Është një nga himnet më të njohur të çmimit Nobel të letërsisë 2016, e dalë në 1963. Në ankand të shtunën do të dalë edhe kopja e parë e shtypur e titullit “This Wheel’s on Fire” (1967), që Sotheby’s e ka vlerësuar mes 40.000 dhe 60.000 dollarë.

Shitja do të ofrojë edhe portrete të Bob Dylan dhe Joan Baez , të realizuara në 1963. Sotheby’s do të nxjerrë në ankand gjithashtu shumë objekte e dokumente që i përkisnin Beatles, veçanërisht xhaketën e John Lennon të veshur në filmin “Ndihmë!” (e vlerësuar mes 50.000 dhe 70.000 dollarë), si dhe të Elvis, duke përfshirë një unazë diamanti (midis 7.000 dhe 9.000 dollarë), citohet Koha. (b.an)

Next Post
E rrallë/ “Ambasada” amerikane në Ganë prej dhjetë vjetësh jepte “viza” të rregullta

E rrallë/ “Ambasada” amerikane në Ganë prej dhjetë vjetësh jepte “viza” të rregullta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com