• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dorëshkrimet e lëna në sirtar, çfarë shkruante Agolli për babanë, gjyshen dhe veten

by A R
22/10/2019 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa pjesëza të zgjedhura nga rrëfimet e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, na zbulojnë pothuajse çdo skutë të panjohur të jetës së tij. Janë rrëfime intime të ngjarjeve të ndodhura brenda familjes, të cilat pas ikjes së tij nga jeta, duket se marrin një vlerë të veçantë. Kujtimet e fundit, të lëna në dorëshkrim, që nisin që nga fëmijëria e shkrimtarit, i zbulon vetë e bija Elona Agolli, duke na rrëfyer letrat me shkrim dore.

Dora e Dritëro Agollit nuk rreshti së shkruari deri ditën e fundit, edhe pse kishte nisur të dridhej prej gjendjes jo të mirë shëndetësore. Shkrimtari i madh, ndërroi jetë më 3 shkurt të vitit 2017, por edhe tre vjet nga mungesa e tij dorëshkrimet e panjohura na japin një shenjë të veçantë komunikimi. Hera-herës ato janë plotësimi i intervistave të pamundura, ose i fjalëve që s’e kanë gjetur kohën e duhur për t’u thënë.

Sot, kjo prekje magjike me dorëshkrimet ende të pabotuara të Dritëro Agollit sjell në sytë tanë disa anë të panjohura të origjinës së familjes së tij në Menkulas të Korçës. Dritëro Agolli rrëfen për ditën e lindjes së tij, e cila është e pamundur të shkëputet nga plagët e dy luftërave botërore, të cilat lanë gjurmë edhe në pragun e shtëpisë së tij.

Në këto pjesë të përzgjedhura, zbulohet se jeta e shkrimtarit, që nga lindja e tij është e lidhur pazgjishmërisht edhe me fatet dhe historinë e vendit.

Në një pjesë të dorëshkrimeve, të cilat Elona Agolli i titullon “Pjesëza nga rrëfimet e Dritëroit për baba Rizain dhe gjyshen e tij”, ja çfarë ka shkruar shkrimtari:

“Im atë ka qenë njeri i rëndë, i zymtë dhe mbi të gjitha inatçi i madh. Ai rrallë tregonte për jetën e vet. Edhe kur matej të thoshte ndonjë gjë , i binte shkurt:” isha edhe unë atje; kishte shumë; u ndez dyfek; u vranë; ikëm”.Vetëm gjyshja i tregonte ngjarjet gjatë. Por edhe asaj nuk mund t’i besoje , pasi ngjarjeve të vërteta u jepte formën e përrallave. Fjala vjen, unë nuk besoj se tim ati grekërit ia kishin vënë kokën në kërcu dhe donin t’ia prisnin. Duke patur nga një anë fakte të pakta të vërteta nga im atë dhe nga ana tjetër fakte të shumta imagjinare nga gjyshja, unë jam kursyer në përshkrimin e kësaj copëze jete të tim eti. Po gjyshja ishte e çuditshme. Kur unë i thosha se ç’trim paskësh qenë im atë , kur atë e kishin zënë grekërit në gjumë, ajo përgjigjej:Epo luani fle , se s’ka frikë . Ke parë ndonjë lepur që të flejë? Lepurin asnjëherë nuk e zënë në gjumë. Lepuri nuk fle , se ka frikë. Edhe ti pse djersin, kur fle? Djersin se ke frikë. Ai që nuk ka frikë, fle dhe nuk djersin. Rizai, nuk është nga ata burra që djersijnë në gjumë, ai djersin në ugar, atje në tokë dhe nuk djersin në një çarçaf të bardhë.
Ishte e çuditshme gjyshja ime. Ajo çdo gjë e kthente përmbys , edhe të keqen , edhe të mirën. Ajo edhe kur dëgjonte ndonjë që ankohej nga sëmundja, thoshte me duart lart nga qielli :” O , Haxhi Bektash Veliu, mirë që nuk më dhemb asgjë në trup , se po të më dhembte , as ty nuk do të të besoja!”

***

Dihet se historinë e emrit dhe të lindjes së tij, shkrimtari i ka treguar edhe kur ishte gjallë në mënyrë të përgjithshme, ndërsa në vitet e fundit të jetës, duket se ai kishte vendosur ta shkruante edhe më të plotë biografinë e tij. Ja si e rrëfen ditën e lindjes në dy dorëshkrimet të radhitura si më poshtë:

“Tregojnë se linda afër mëngjesit, të martën më 13 tetor të vitit që zura në ngoje pak më lart (1931). Po të kisha qenë i biri ndonjë tregtari të pasur të Korçës, lindja ime do të ishte shënuar në faqet e ndonjë gazete të qytetit. Por në shtëpinë tonë, në fshatin Menkulas ka qenë një fletore e trashë me kapakë lëkure, ku shënoheshin emrat e atyre që lindnin dhe atyre që vdisnin. Atje ishte dhe emri im. Më vjen keq që kjo fletore humbi në kohën e Luftës së Dytë Botërore, pasi i kishte shpëtuar të parës. Shkrimet atje ishin të përziera me shkronja arabe, greke dhe latine. Kjo fletore quhej “Mexhuma” dhe mbahej në sëndukun e gjyshes. Kur hynë gjermanët në shtëpi, në dimrin e 1944-s, bashkëpunëtorët e tyre kusarë e grabitën tok me plaçkat e tjera edhe sëndukun e gjyshes, të përcjellë me mallkimet e saj të padobishme.

Një javë pas lindjes sime, gjyshi i hipi kalit dhe u nis për në teqenë e Kuçit të Devollit, nja dymbëdhjetë kilometra larg nga fshati ynë. Atje takoi Baba Ahmetin, një burrë i shkurtër, me mjekër të zezë dhe me taç të bardhë rrethuar me brez të gjelbër deri në majë; njeri i kënduar, që dinte turqisht, italisht dhe frëngjisht, pasi siç thoshin kishte qenë në Francë në minierat e Lionit dhe kishte rënë në kontakt kulturën franceze, sidomos me atë të iluministëve. Gjyshi i tha se i kishte lindur një nip, dhe emrin duhet t’ia vinte vetë baba Ahmeti. Kalin gjyshi, kalin baba Ahmeti, dhe të dy në shtëpi, në Menkulas. Sipas të thënave të nënës, u bë një darkë, që nuk do të harrohej kurrë. U shtrua sofra e madhe sa një lëmë, me gjithët të mirat…”

Një ditë këto dorëshkrime të Dritëro Agollit pritet që të dalin edhe në një libër të veçantë, sipas një bisede me të bijën, Elona. Ndërkohë po përgatitet për t’u hedhur në treg një libër voluminoz me kujtime të bashkëkohësve, shkrimtarëve, poetëve dhe miqve të Dritëro Agollit, që do ta bëjë edhe më të afërt e të njohur shkrimtarin e madh shqiptar për lexuesin e tij.

/Shqiptarja.com/a.r

Next Post
Vijon misteri i vrasjes në fshatin e thellë, dy orë larg nga Shkodra

Vijon misteri i vrasjes në fshatin e thellë, dy orë larg nga Shkodra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

Hyn në fuqi vendimi, nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt!

September 3, 2026
“SpaceXAI” e Elon Musk paditet për publikimin e imazheve s*ksuale të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale!

“SpaceXAI” e Elon Musk paditet për publikimin e imazheve s*ksuale të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale!

September 3, 2026
Shpërthen spiunazhi me “Pegasus” në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita! Zbulohen detaje se si funksionon rrjeti

Shpërthen spiunazhi me “Pegasus” në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita! Zbulohen detaje se si funksionon rrjeti

September 3, 2026
“Jini të sigurt, do i arrestojmë që të gjithë!”- Ministri grek ngre alarmin: Call-Centerat shqiptarë po mashtrojnë grekët, janë bërë si epidemi !

“Jini të sigurt, do i arrestojmë që të gjithë!”- Ministri grek ngre alarmin: Call-Centerat shqiptarë po mashtrojnë grekët, janë bërë si epidemi !

September 3, 2026
“Po rekrutohen njerëz në rrjetet sociale”- Pas Gjermanisë edhe Danimarka në alarm, Inteligjenca: Rusia po përgatit sabotime!

“Po rekrutohen njerëz në rrjetet sociale”- Pas Gjermanisë edhe Danimarka në alarm, Inteligjenca: Rusia po përgatit sabotime!

September 3, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç reagon për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK më 12 shtator: Jam i shqetësuar, do flas edhe në Asamblenë e OKB-së

September 3, 2026
“Biznesi përballet me taksën e korrupsionit”- Tabaku kritika Qeverisë: Shqipëria vendos më shumë gjoba se sa rajoni, inspektorët sillen si kaubojsa e xhambazë! (VIDEO)

“Biznesi përballet me taksën e korrupsionit”- Tabaku kritika Qeverisë: Shqipëria vendos më shumë gjoba se sa rajoni, inspektorët sillen si kaubojsa e xhambazë! (VIDEO)

September 3, 2026
“Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes dy popujve”- Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i marrëdhënieve dhe rritje e investimeve!

“Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes dy popujve”- Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i marrëdhënieve dhe rritje e investimeve!

September 3, 2026
Ndahet nga jeta Gloria Steinem, gazetarja dhe gruaja që ndryshoi lëvizjen feministe në SHBA!

Ndahet nga jeta Gloria Steinem, gazetarja dhe gruaja që ndryshoi lëvizjen feministe në SHBA!

September 3, 2026
Kompleksi Qeveritar merr dritën jeshile, zbulohet vendimi: 2431 metra katrorë i kalojnë në pronësi Korporatës së Investimeve!

Kompleksi Qeveritar merr dritën jeshile, zbulohet vendimi: 2431 metra katrorë i kalojnë në pronësi Korporatës së Investimeve!

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com