• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëheqje te Vllaznia, largohet administratori i klubit Astrit Gjyrezi

by Java News
02/06/2018 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ardhur dorëheqja e parë në drejtimin e Vllaznisë, pas rënies së skuadrës kuqeblu në Kategorinë e Parë. Eshtë administratori Astrit Gjyrezi, ai që ka marrë përgjegjësinë e tij mbi supe, duke “hapur krahun”. Gjë të cilën pritet ta bëjnë edhe drejtues të tjerë.

“Pas dy vitesh e pak muajsh në krye të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a, kam vendosur te largohem nga posti i administratorit. Por, para se të largohem, do të mundohem që shkurtimisht të paraqes para jush atë çfarë unë kam bërë gjatë kësaj periudhe në krye të klubit.

Jam emëruar në postin e administratorit të KF Vllaznia sh.a në janar të vitit 2016. E kam gjetur klubin me jo pak probleme financiare, por edhe administrative. Puna e parë që kam bërë, ka qenë strukturimi i ri i klubit. Besoj se sot në këtë aspekt, KF Vllaznia funksionon shumë herë më mirë sesa ka qenë më parë. Në anën juridike dhe ekonomike kemi zbatuar të gjitha rekomandimet e lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Pa dyshim që klubi, gjatë gjithë kësaj periudhe, është shoqëruar me probleme financiare, kryesisht edhe të viteve të mëparshme, të cilat shpeshherë kanë qenë duke na penalizuar edhe në ecurinë sportive, megjithatë ia kemi dalë t’i suportojmë me sukses, në mënyrë që Vllaznia të mos e pësonte me zbritje pikësh.

Në aspektin sportiv, në postin e administratorit jam munduar që gjatë gjithë periudhës së punës time të lejoj autonominë e stafit teknik, si specialistë të mirëfilltë të fushës. Në bashkëpunim me to, jam munduar gjithmonë t’ua plotësoj brenda mundësive që kemi patur, të gjitha kushtet, si për merkaton, fazët përgatitore, bazën materiale, grumbullimet, transportin, hotelerinë etj. Falënderoj çdo tifoz që na mbështeti pa kushte në çdo moment të vështirë që ekipi kishte. Gjithashtu, uroj sa më shpejt rikthimin e Vllaznisë në elitën e futbollit shqiptar”, ishte deklarata e tij e doreheqjes.

ma.me

Next Post
Rama i shet Ballshin Putinit? Mashtrimi që erdhi nga larg

Rama i shet Ballshin Putinit? Mashtrimi që erdhi nga larg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In