Nasip Naço, i dorëhequr në mesditë nga posti i Ministrit të Drejtësisë ka bërë publike kërkesën zyrtare adresuar Kryeministrit për lënien e detyrës.
Në motivacionin e këtij vendimi, ish- Ministri deklaron se largohet nga posti për t’i hapur rrugën një klime më të mrië bashkëpunimi për kryerjen e reformës në drejtësi.
Ja letra e dorëheqjes
I nderuar z. Kryeministër,
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë.
Duke shpresuar që në çdo rast ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë,
Ju uroj suksese në përmbushjen e obligimeve tuaja si Kryeministër,
Me konsideratë ,
MINISTRI NASIP NAÇO