• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Platforma ekonomike, Basha: Kryeministri flet si Nastradini

by Java News
09/11/2015 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e kësaj të hëne departamentet e saj, në një mbledhje ku sipas kryetarit Basha në fokus do të jetë hartimi i një platforme ekonomike, për nxjerrjen e vendit, siç tha ai, nga kriza ku ndodhet.

“Ky është një takim pune i departamenteve të PD, që lidhet me hartimin e programit. PD ka nisur hartimin e një programi ekonomik, qëllimi i të cilit është të nxjerrë vendin nga depresioni ekonomik ku e ka futur qeveria aktuale”, ka thënë Basha, i cili ka dhënë edhe disa detaje të këtij plani.

“Po shqyrtohet niveli i taksave. PD që propozon taksën e sheshtë me nivelin më të ulët në Ballkan, 9 për qind. Për biznesin e vogël parashikohet vendosja e pullës fiskale me vlerë 10 mijë deri në 50 mijë lekë të reja për bizneset, në vartësi të xhiros nga 2 në 12 milionë lekë të reja në vit. Gjithashtu ka propozime që kanë të bëjnë me nxitjen dhe financimin e prodhimit bujqësor e blegtoral, si dhe lehtësira që do të kthejnë shpresën dhe besimin tek puna për të prodhuar dhe për të nxjerrë vendin nga kjo mugëtirë”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se platforma e opozitës është në kontrast të plotë me hapat negativë, që sipas tij qeveria Rama ka marrë ndaj klimës së biznesit.

“Është konstatuar rënie pikiatë e konsumit dhe e investimeve të huaja. Në vend që të relfektojë për politikat e tij, ky kryeministër sjell në Parlament ligjet për burgosjen e biznesit dhe për rritjen e taksave ndaj biznesit dhe qytetarëve”, ka vijuar Basha.

Sipas tij, platforma që PD u ofron qytetarëve do të prodhojë më shumë mirëqënie dhe do të injektojë gjysmë miliard euro në ekonominë shqiptare, “para këto që i vjel qeveria Rama dhe më pas vidhen”.

“I kujtojmë zotit Rama, pas fjalimit të sotëm prej Nastradini, se sërish gënjen. Flet për suksese imagjinare dhe nuk jep përgjigje pse mungojnë 35 mln dollarë nga plani i shtatorit. Vetëm nga doganat për tetorin mungojnë dhjetëra milionë dollarë të tjera. Shqipërisë i mungojnë 1 milion dollarë në ditë, ndërsa në tërësi 250 milionë”, ka vijuar Basha.

Sipas tij, po favorizohet një grusht klientësh të Edi Ramës, “që ndajnë paratë me ministrat dhe kreun e kësaj bande të korruptuar dhe nuk shkojnë aty ku duhet”. “Këto para nuk do të lëvizin më nga xhepat e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme të PD”, ka theksuar Basha.

Ai ka nënvizuar se platforma e tij do të konsultohet gjerësisht jo vetëm me qytetarët, por edhe me grupet e interesit. “Sot kemi një diskutim të brendshëm dhe më pas do të diskutojmë me to për të nxjerrë vendin nga depresioni ekonomik”, ka pohuar Basha.

Më tej, dorëheqjen e ministrit Naco, kreu i opozitës e ka komentuar kështu: “Nuk ka ndryshime në qeveri. Ndryshimet që presin shqiptarët është largimi i shkaktarit kryesor të kësaj krize. Lajmet me Naço janë një tallje e papranueshme”.

Next Post

Për tetë muaj 240 milionë € investime të huaja direkte në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braho raporton për SPAK: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, 46 vetëm gjatë 2025

Braho raporton për SPAK: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, 46 vetëm gjatë 2025

July 15, 2026
Deklarata e ministres serbe, gazetari: Është deformim i rrezikshëm! Heshtja e Shqipërisë, shqetësuese

Deklarata e ministres serbe, gazetari: Është deformim i rrezikshëm! Heshtja e Shqipërisë, shqetësuese

July 15, 2026
Operacioni “Lightning” në Lezhë/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona

Operacioni “Lightning” në Lezhë/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona

July 15, 2026
“Jam krenar për burgun që kam bërë”, i dënuari pas lirimit: Më ka bërë mirë, sepse në Shqipëri nuk rrihet!

“Jam krenar për burgun që kam bërë”, i dënuari pas lirimit: Më ka bërë mirë, sepse në Shqipëri nuk rrihet!

July 15, 2026
Kërcënimi i Netanyahut për Teheranin: Ditët kur nuk kundërpërgjigjeshim kanë mbaruar!

Kërcënimi i Netanyahut për Teheranin: Ditët kur nuk kundërpërgjigjeshim kanë mbaruar!

July 15, 2026
Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

July 15, 2026
Lirohet nga burgu me amnistinë penale, i dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

Lirohet nga burgu me amnistinë penale, i dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

July 15, 2026
“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

July 15, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ekzaltimi me idenë se “SPAK po tremb paranë”

July 15, 2026
VIDEO/ Historiani: Protestat mund të shfrytëzohen si “dritare” për neofashizmat në Shqipëri

VIDEO/ Historiani: Protestat mund të shfrytëzohen si “dritare” për neofashizmat në Shqipëri

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In