• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Donte të vriste veten”, avokatja kritikon shfaqjen e Alec dhe Hilaria Baldwin: Po përfitojnë nga dhimbja!

by A R
05/03/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alec Baldwin konsideroi vetëvrasjen pas incidentit tragjik që i mori jetën Halyna Hatchins, thotë gruaja e tij Hilaria.

Në episodin e dytë të reality show-t “The Baldwins”, ajo rrëfen sesi aktori donte të vriste veten pasi qëlloi aksidentalisht kolegen e tij në vitin 2021, raporton TMZ.

Alec shkrepi armën me të cilën u vra Halyna dhe sipas Hilaria, bashkëshorti i saj vuan ende nga faji i të mbijetuarit. Ajo shprehet se aktori uron që të ishte ai që vdiq atë ditë dhe jo Halyna. Sipas gruas së tij, incidenti ka bërë që shëndeti i tij mendor dhe fizik të marrin të tatëpjetën.

Hilaria deklaron se ai është shtruar shumë herë në spital, ka probleme me zemrën dhe i ka rënë të fikët për shkak të ndjenjës së fajësisë.

Gjithashtu ka pasur çështje ligjore e padi dhe të gjithë që kanë qenë të përfshirë kanë kaluar në sitë.

Hilaria thotë se gjërat kanë qenë shumë të vështira për bashkëshortin e saj, por shpreson se po i afrohen dritës në fund të tunelit.

Por ka edhe një anë tjetër të historisë. Avokatja që përfaqëson familjen e Hutchins thotë se familja Baldwin po përfiton nga dhimbja e humbjes tragjike.

Gloria Allred thotë se ky spektakël “feston gëzimin e Baldwin që të gjendet me fëmijët e  tij duke injoruar faktin që Alec Baldwin mori një fëmijë nga prindërit e vet. Ky është realiteti i dhimbshëm dhe aktual që prindërit  dhe motra e Halyna përballen çdo ditë”.

Avokatja shprehet se aktori s’i ka kërkuar kurrë falje familjes për përfshirjen e tij në vdekjen e saj dhe s’ka marrë asnjë përgjegjësi.

Ajo veçon një fragment nga episodi  i parë ku Hilaria thotë: “Halyna humbi jetën në tragjedinë më të papritur, një djalë humbi nënën. Ne do ta ndiejmë dhe mbajmë këtë barrë përgjithmonë. Kjo do të jetë pjesë e historisë së familjes sonë”.

Por sipas avokates, “historia e familjes” nuk përmendet kundrejt prindërve dhe motrës së Hutchins të cilët në të vërtetë do ta ndiejnë dhe mbajnë përgjithnjë këtë dhimbje, në një formë që Baldwin duket se as e ka ndier e as kuptuar.

Në këndvështrimin e avokates, ai luan viktimën duke folur për ndjesitë e tij mbi gjyqin, Hilaria deklaron se ai vuan nga stresi post-traumatik dhe marrin kamerat në seancat e terapisë.

Next Post
Mashtroi emigrantin shqiptar në Greqi se do e pajiste me letra dhe i mori para, e pëson keq 48-vjeçarja në Vlorë

Mashtroi emigrantin shqiptar në Greqi se do e pajiste me letra dhe i mori para, e pëson keq 48-vjeçarja në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com