• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doni të shfletoni dokumentet e ish-Sigurimit? Ja tarifat për individët dhe institucionet

by A R
27/02/2019 18:53
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personat dhe institucionet që do të dëshirojnë të marrin informacione nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, do të mund ta bëjnë këtë kundrejt një tarife.

Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e tarifave dhe të pagesave për shërbimet ndaj institucioneve apo personave, që ofrohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), duke përjashtuar nga fusha e zbatimit të këtij vendimi institucionet për të cilat marrja e shërbimit nga Autoriteti përcaktohet në ligj që të jetë pa pagesë.

Deri në 20 fletë do të jetë falas për personat të cilët janë pjesë e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

Riprodhimi i dokumenteve të kërkuara do të bëhet nga drejtoria/sektori përkatës, me mjetet e riprodhimit që disponon Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Institucionet, personat dhe subjektet e interesuara, paguajnë tarifat përkatëse në llogarinë e Autoritetit pranë një banke të nivelit të dytë, sipas faturës së arkëtimit bashkëlidhur këtij vendimi. Me pagesën e tarifës përkatëse dhe paraqitjen e mandatit bankar pranë Autoritetit, dokumentet e kërkuara nga kërkuesi i dërgohen me postë, ose i dorëzohen kërkuesit/subjektit të interesuar.

Të ardhurat e realizuara derdhen në buxhetin e shtetit, në përputhje me legjislacionin në fushën e krijimit dhe të administrimit të të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore. Publikimi i tarifave të përcaktuara në shtojcën nr. 1, bëhet në faqen zyrtare të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe në mjediset e punës së Autoritetit.

Tarifat për fotokopjet dhe/ose kopjet në formë digjitale, regjistrimet me zë, figurë apo regjistrime të tjera, me apo pa të drejta përdorimi, për përdorim privat apo studimor, në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale, do të trajtohen sipas këtyre marrëveshjeve.

/a.rada

Next Post
Përdorën substanca të ndaluara, arrestohen 5 sportistë

Përdorën substanca të ndaluara, arrestohen 5 sportistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In