• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Doni të na dëboni nga Kosova!” Shpërthen Vuçiç: Biseda me KFOR me e keqja deri më tani

by A R
12/08/2026 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpërtheu në akuza kundër Bashkimit Europian, pas ky i fundit kritikoi deklaratat të tij për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, duke thënë se ato nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve. Sipas tij, në vend që të detyrojë Kosovën të përmbushë detyrimin për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, BE ushtron presion ndaj Serbisë, pasi sipas tij do ta dëbojë atë nga Kosova.

“Ata nuk e përmbushën detyrimin e tyre, dhe as nuk u shkon ndërmend ta bëjnë. Dhe ju u jepni gjithçka tjetër vetëm sepse doni ta dëboni Serbinë nga Kosova . Dhe ju prapë na kërkoni t’ju kërkojmë falje dhe t’ju themi sa të sjellshëm jeni, por ne jemi ‘të këqij’ dhe nuk dimë çfarë po bëjmë”.

Presidenti Aleksandër Vucic reagoi me nervozizëm kur u pyet mbi atë që ishte diskutuar lidhur me vendimin e KFOR për të reduktuar praninë në urën mbi Ibër, në takimin mes kreut të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç dhe komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutash. Sipas Vuçiç kjo kishte qenë biseda më e keqe mes tyre deri më tani, ndërsa nuk ja kurseu sulmet NATO-s dhe KFOR-it.

“Mojsiloviqi foli me njerëz nga KFOR-i, me komandantin, Ulutaš, i cili tha se ‘pa problem, policia e Kosovës do të punojë me ne…’. Vërtet, pa problem? Në rregull, tani e shohim pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999, i kuptojmë të gjitha dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe, gjithçka është në rregull. Nga kjo perspektivë, të paktën e dimë me kë kemi të bëjmë. Thjesht mos u shtirni se jeni këtu për ndonjë lloj dialogu apo diçka tjetër, sepse nuk jeni për dialog”.

Misioni i KFOR-it njoftoi të hënën se ka filluar procesin gradual të tërheqjes së pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë në përputhje me, siç thanë ata, situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë.

Next Post
Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 27, 2026
Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

September 27, 2026
Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com