• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Doni të dukeni më të rinj? Hiqni dorë nga këto zakone…

by A R
13/10/2020 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A dukeni më të vjetër se sa jeni?

Përveç gjenetikës, ka shumë faktorë që ndikojnë për t’ju tregur më të moshur se sa jeni në të vërtetë

Më poshtë do ju përcjellim 10 zakone të përditshme nga të cilat duhet të hiqni dorë për t’u dukur më të rinj. Pa pasur nevojë për botoks apo kirurgji kozmetike.

1.Mbani dietë me pak yndyrë

Për të parandaluar rrudhat është e domosdoshme të konsumoni acide yndyrore omega-3 që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë. Një dietë me pak yndyrë ju privon nga ky përbërës, duke shkaktuar plakje të parakohshme të lëkurës.

2. Pini me anë të një pipëze

Kur pini pije përmes një pipëze, ju i mblidhni buzët tuaja dhe kjo mund të shkaktojnë formimin e linjave dhe rrudhave rreth gojës tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për pirjen e duhanit.Prandaj, provoni të pini direkt nga gota, dhe nëse jeni duhanpirës provoni më të mirën tuaj për ta lënë duhanin. Mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë, por përfitimet nga lënia e duhanit janë të shumta.

3.Flini në një krah

Gjumi në një krah, me fytyrën e shtypur në jastëk, shkakton dhe rrit rrudhat në faqe dhe mjekër. Ekspertët thonë se të fjeturit e qetë në shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për të qëndruar i ri, i freskët dhe i pushuar.

4. Qëndrimi jo i mirë i trupit

Qëndrimi jo i duhur i trupit devijon shtyllën tuaj kurrizore dhe si rezultat muskujt dhe kockat tensionohen në mënyrë jonormale. Këto dëme rezultojnë në dhimbje e lodhje dhe shpesh mund të shkaktojnë deformim të përhershëm.

5. Përdorni krem kundër diellit vetëm në pushime

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Për të mbrojtur veten nga efektet e ashpra të diellit është e rëndësishme të përdorni krem mborojtës edhe kur është me re apo mot i ftohtë.

6. Përdorimi i tepërt i sistemit të ngrohjes

Përdorimi i tepërt i ngrohjes artificiale e bën ajrin e brendshëm shumë të thatë. Lëkura dhe flokët tuaj thahen gjithashtu, dhe si rezultat merrni më shumë rrudha. Mundohuni të mbani nivelin e nxehtësisë më të ulët në shtëpinë tuaj.

7. I thoni gjithmonë jo sheqerit

Ne të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshëm, por stresi është akoma më i dëmshëm. Prandaj, nganjëherë secili ka nevojë ti bëjë vetes një qejf dhe ti dorëzohet dëshirës për gjëra të ëmbla, nëse kjo e bën të ndihet më i lumtur.

8. Shikoni shumë TV

Një studim i ri ka zbuluar se për çdo orë që kaloni duke parë televizion, jetëgjatësia juaj shkurtohet me 22 minuta. Ekspertët rekomandojnë që, pavarësisht nëse jeni në shtrat ose ulur në tryezën tuaj, të ngriheni çdo gjysmë ore për të ecur.

9. Mungesa e gjumit

Të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Gjumi i pamjaftueshëm jo vetëm që rezulton të dukeni të lodhur, por edhe shkurton jetën tuaj. Ekspertët këshilojnë të shkoni në shtrat më herët nëse ndjeni mungesë energjie, ngadalësi mendore ose shtim në peshë.

10. Stresi për shkak të mungesës së organizimit

Disa studime kanë treguar se stresi kronik shkakton dëmtime serioze të qelizave, të cilat mund të përshpejtojnë procesin e plakjes. Prandaj, harroni thënien “mund ta bëjë edhe nesër”, dhe përpiquni të bëni gjithçka në kohën e duhur që të mos stresoheni pastaj.

Mos harroni se kurrë nuk është vonë për të filluar, prandaj bëni këto ndryshime në stilin e jetës suaj tani, që të merrni rezultate më të mira e më të shpejta.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Lëreni Ilir Metën të ridekorojë dëshmorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In