• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni Ilir Metën të ridekorojë dëshmorët

by Mero Baze
13/10/2020 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama po tenton të korrigjojë staturën e presidentit, duke i tërhequr v ëmendjen të mos kalojë në banalitet, duke ri-dekoruar heronj dhe dëshmorë të Shqipërisë, të cilët kanë marrë ndërkohë dekoratat më të larta të vendit, kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore, pasi në shumicë janë dëshmorë të asaj lufte.

Beteja e Edi Ramës është shumë etike për t’u marrë në konsideratë nga Ilir Meta, kurse beteja e Ilir Metës ka aq shumë vulgaritet, sa është mëkat të hysh në debat etik.

Të vetmit që e pësojnë nga kjo histori, janë heronjtë dhe dëshmorët e Shqipërisë, në emër të të cilëve një herë është bërë alibi për krimet e komunizmit, dhe tani po përpiqet të bëhet alibi për krimet dhe korrupsionin e demokracisë. Por ata për fat nuk shikojnë dhe dëgjojnë gjë.

Disa gjëra të mira i ka dhe kjo fushatë vulgare.

Përshembull, Sali Berisha, që për nevoja politike ka qenë një mohues i madh i dëshmorëve dhe heronjëve të Luftës s ë Dytë Botërore, dhe në disa raste dhe përdhunues i veprës së tyre, tani është nën pushtetin e frikës nga beteja e Ilir Metës.

Më parë ai zgjidhte çdo 5 maj të shkonte në ndonjë familje dëshmori të demokracisë, kurse dy ditë më parë kishte marrë në mbrojtje Vojo Kushin, Vasil Laçin, Margarita Tutulanin etj.

Ky është nj ë zhvillim i rëndësishëm për të ashtuquajturën të djathtë shqiptare, pasi ndërkohë vet PD dhe njerëz përfaqësues të saj, e kan ë pas denigruar Vojo Kushin, si një malazez që nuk kishte lidhje me Shqipërinë, por me komunizmin jugosllav të importuar këtu, dhe Vasil Laçin, si një psikopat që e paguan grekët të qëllonte mbi Viktor Emanuelin, për shkak të luftës italo- Ggeke.

Nuk është se nuk ka të vërteta dhe në këtë version, por fakti që ikona e së djathtës shqiptare, ul pantallonat para Ilir Metës dhe është gati të ridekoroj ë edhe ai, Vojon, Vasilin, Margaritën etj, tregon qartë çfarë është e djathta shqiptare, çfarë identiteti ka dhe sa bazike i ka qëndrimet karshi historisë.

Sali Berisha nuk e ka për herë të parë këtë zhburrërimin e tij në raport me historinë. Ai e bën sa herë i duhet.

Në qershor të 1994 ai festoi me triumfalitet 70- vjetorin e “Revolucionit të Qershorit”  të Fan Nolit, i cili politikisht ishte një revolucion i armatosur, që degradoi në një Qeveri që nuk bëri dot zgjedhje, por mbajti për gjashtë muaj një pushtet që e mori me dhunë, derisa Zogu me ndihmën e Serbisë zboi gjithë elitën politico- intelektuale të Shqipërisë në Perëndim, dhe disa prej tyre i vrau, duke vendosur “legalitetin”.

Dy vjet më vonë Berisha ishte në anën e Ahmet Zogut dhe përdori djalin e tij për të krijuar turbullira në zgjedhjet e vitit 1997.

Pra nuk e ka për herë të parë këtë, që kalon nga ekstremi në ekstrem.  E veçanta e këtij poshtërimi që po i bën Ilir Meta këtë radhë, është se e ka vënë në rresht dhe i thotë nëse më do mua, duhet të duash dhe marrëzitë e mia.

Dhe ai po e ndjek me durim duke u poshtëruar deri në fund. Bashkë me të, e gjith ë e djathta shqiptare, që na kanë lodh kokën me versionin tjetër të historisë.

Sot Genta Sula, një zyrtare e lart ë, e zgjedhur nga e majta në pushtet, me një diplomat perëndimor ishte në Kampin e Internimit në Tepelenë, për të nderuar kujtimin e atyre që vuajtën n ë burgjet komuniste, ndërsa këto shoqatat “radikale” të të persekutuarëve demokratë, jane duke dëgjuar e miratuar në heshtje duartrokitjet e Berishës për Ilir Metën.

E dimë të gjithë se dëshmorët rrotullohen në varr duke dëgjuar Ilir Metën, që zë në gojë emrat e tyre, por në këtë rast Ilir Meta është një idiot i dobishëm, pasi na tregon “të djathtën” tonë qesharake, e cila ngaqë shikon jargë pushteti në bulçimat e Ilir Metës, është gati t’i shijojë ato më shumë se sa identitetin e vet, për të cilën as është, dhe as di të jetë krenare, derisa të ketë simbol Sali Berishën.

Ndaj lereni Ilir Metën të shpërndaj ë stërkala pështymash për heronjtë e dëshmorët. Ato nuk shkojnë dot nën tokë, por bien mbi surratin e atyre që meritojnë të poshtërohen. Po e bën dhe ai një shërbim. Po na kujton ata që i do shumica dhe po na pështiros më shumë ata që nuk i do më as pakica.

Next Post
Filmohet momenti kur vrima e zezë gjigande gëlltit yllin hapësinor (VIDEO)

Filmohet momenti kur vrima e zezë gjigande gëlltit yllin hapësinor (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In