• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Doni Lisi shpëtoi për mrekulli nga atentati në Shkodër, flasin familjarët

by Java News
17/07/2017 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati që kishte shënjestër një të ri në Shkodër, rrezikoi edhe jetën e kalimtarëve duke plagosur dy prej tyre. Ngjarja me tre të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 25- vjeçare, ndodhi në qendër të qytetit, në sheshin “Demokracia”, në vendin e quajtur ish- “5 heronjtë”. Doni Lisi, 32 vjeç, ka marrë tre plumba në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.

Dy të tjerë janë plagosur në mënyrë rastësore, teksa në atë moment kanë qenë duke kaluar në rrugë. Leona Turku, 25 vjeçe, është plagosur lehtë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë persona që kanë rastisur në rrugë ata që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë 25- vjeçares. Po ashtu, plagë nga plumbat ka marrë edhe shtetasi Enrik Prendushi, 59 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas afro 5 orësh, autori i ngjarjes, Aurel Ahi, 25 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” në Shkodër, është arrestuar nga forcat speciale të Malit të Zi pasi kishte kaluar në tokën malazeze përmes Zogajve në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, kur nga një makinë jeshile me targë AA 440 NC, tip “Daevy”, është qëlluar në drejtim të shtetasit Doni Lisi. Edhe pse nga një largësi prej rreth 12 metrash, autori është treguar i saktë duke qëlluar 32-vjeçarin, i cili mori tre plumba, por janë plagosur aksidentalisht dy të tjerët. Në total shtetasi Aurel Ahi ka qëlluar 8 herë, me një pistoletë të tipit “TT”.
Familjarët e shënjestrës: S’kemi konflikte
Familjarët e të plagosurit, që ndodhet në gjendje të rëndë, Doni Lisi, kanë deklaruar për Policinë e Shkodrës se ata nuk e dinë arsyen e plagosjes të 32-vjeçarit, për shkak se nuk kanë asnjë konflikt me askënd.

Ata kanë deklaruar se kanë bërë një jetë të qetë, pa pasur konflikte me persona të tjerë.
Pritet normalizimi i gjendjes shëndetësore i të plagosurit, por edhe sjellja nga pala malazeze në Shqipëri e autorit Aurel Ahi, për të kuptuar më shumë mbi këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës.
Me dhjetëra dëshmitarë që janë ndodhur në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se janë shokuar nga ajo çfarë kanë parë në qendër të qytetit. Ngjarja e rëndë ka terrorizuar shumë prej tyre për shkak se ndodhi në një prej zonave më të dendura të qytetit dhe në një orar kur lëvizja ishte në pikun e saj.
Kanë qenë dëshmitarët, ata të cilët kanë treguar se është qëlluar nga një makinë jeshile, si dhe kanë rrëfyer edhe skenën e tmerrshme që kanë parë. Disa prej tyre kanë qëndruar në vendngjarje për të parë ecurinë, ndërsa të tjerë janë larguar të trembur./Panorama

ma.me

Next Post
FOTO/ ‘Mirëngjes nga Fieri’, Rama: Transformimet e Rilindjes Urbane 

FOTO/ 'Mirëngjes nga Fieri', Rama: Transformimet e Rilindjes Urbane 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com