• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Donald Trump përmbys anketimet, shtetet kyçe ku kryeson

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ruben Avxhiu

 

Dy javë më parë dukej sikur gara kishte mbaruar, Hillary Clinton ishte aq përpara në anketime saqë kongresistët republikanë kishin filluar ta përdornin fitoren e saj si argument për të fituar në zgjedhjet e tyre. Dikush duhet t’ia bënte fundja qëndresën në Washington DC.

Anketimet që kanë dalë këto dy ditët e fundit kanë një tjetër pamje. Çfarë ishte menduar fillimisht si një kërcim i rastit për Donald Trump është kthyer në një ngritje vendimtare. Hillary Clinton është ende përpara në rang kombëtar, por vetëm me 2%.

Analistët, me arsye, ndjekin më shumë shtetet kyçe aty ku zakonisht përcaktohet fituesi. Kështu, Florida, shteti që bëri W Bush president, tani ka në krye Trump me 3% më shumë. Në Ohio (Ohajo), pa të cilin nuk ka fituar asnjë president në kohë moderne, Trump kryeson me 5% më shumë se Hillary Clinton. E kështu me radhë.

Ka disa arsye se pse mund të ketë ndodhur ky rikthim nga Trump.

Një faktor kryesor nuk ka të bëjë fare me të. Kandidatja demokrate është bombarduar me lajme negative në media. Ato kanë qenë të tre natyrave.

Së pari, një grup ligjor ka siguruar publikimin e shënimeve nga intervista që ka bërë me FBI-në për punën e mesazheve elektronike, serverit privat etj. Këto pastaj media dhe rrjetet sociale i kanë përdorur për t’i krahasuar me atë që Clinton ka thënë në publik. Kontradiktat janë përdorur për ta portretizuar si të pasinqertë.

Një tjetër dyshim që nuk është larguar kurrë është se si Sekretare e Shtetit ajo ka përdorur vendimet e Departamentit të Shtetit për të favorizuar ata që kanë dhuruar fonde për Fondacionin Clinton. Thirrjet që fondacioni të mbyllet nëse ajo zgjidhet presidente janë shtuar.

Së treti, hakerat rusë nuk kanë pushuar së gërmuari për të zbuluar situata e biseda private që e kanë vënë në vështirësi kandidaten dhe shumë drejtues të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate. Makina ushtarake dhe e spiunazhit rus dyshohet se po punon fort për të ndihmuar kandidatin Donald Trump.

Përveç këtyre, situata e saj u ndërlikua nga një episodi mjekësor që pati në daljen më publike të vitit përveç debateve televizive, në ceremoninë e 15-vjetorit të tragjedisë së 11 Shtatorit. Një filmim amator e tregoi duke humbur ndjenjat përpara se të hypte në makinë. Incidenti nuk do të kishte shumë rëndësi, por ai erdhi pas shumë ditësh akuzash nga Trump se kandidatja nuk ishte fizikisht e aftë për të drejtuar vendin.

Për javë më radhë, mbështetës të Trump kanë nxjerrë fotografi dhe filmime, të titulluara, “Stoli i Hillary Clinton”, për të vërtetuar sipas tyre, nevojën e vazhdueshme të saj, në mitingje e takime për një stol që e mbën gjithnjë me vete, për t’u ulur. Nënkuptimi është që ajo nuk rri dot në këmbë, për shumë kohë.

Media i kishte shpërfillur këto akuza e “prova”, por u gjend zbuluar kur incidenti i 11 Shtatorit ndodhi në mënyrë kaq publike. Ndërsa media përpiqej në mënyrë të dëshpëruar të kuptonte se çfarë po ndodhte, stafi i zonjës Clinton shkëputi lidhjet. Rrjetet sociale gëluan nga hamendjet dhe u përhap bindja se Trump kishte pasur të drejtë. Akuzat se media edhe njëherë po fshihte të vërtetat për t’ia imponuar amerikanëve zgjedhjen e presidentit morën zjarr.

Në fund, doli se Hillary Clinton kishte pasur pneumoni dhe se kishte nevojë për pushim. Madje ishte diagnostikuar qysh të premten.

Mbështetësit e saj e mburrën që edhe e sëmurë kishte dalë në takime, por një lloj hije zhgënjimi u krijua mes gazetarëve që e ndjekin dhe stafit të saj. Kush dinte se çfarë dhe deri ku.

Trump foli vetëm për t’i uruar shërim të shpejtë duke përfituar nga situata për të dalë si serioz dhe I përmbajtur. Pakënaqësia e demokratëve që kllouni papritmas po humanizohej ishte pafund.

Problemi në ceremoninë e 11 Shtatorit nuk ishte i vetmi. Sipas një llogarie, të pa verifikuar, Trump ka bërë 25 udhëtime në muajin gusht, Hillary Clinton vetëm 12. Në rastin më të mirë, është një apati e fushatës. Po ndoshta edhe një pushim përpara vrullit të dy muajve të fundit. Mirëpo, kur pas “pushimit” vjen ngjarja e 11 Shtatorit, dyshimet krijohen.

Trump ka edhe meritat e veta të ngritjes në anketime. Nën ndikimin e vajzës ka paraqitur një plan për financimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët dhe sigurimin e gjashtë javë leje lindjeje për të gjithë nënat e reja në Amerikë.

Ky është nga ato lloj programe që zakonisht paraqiten nga Demokratët. Po Trump nuk është një republikan tradicional.

Disa kritikë kanë vënë në dukje se as Donald dhe as vajza e tij Ivanka nuk u paguajnë leje lindjeje dhe kujdes për fëmijët punëtoreve të kompanive të tyre dhe i kanë akuzuar për hipokrizi. Mirëpo, plani do të luajë rolin e vet, në përpjekjen e kandidatit për të tërhequr demokratë që donin Sanders si president.

Trump bëri një vizitë në Meksikë që të gjithë menduan se do të përfundonte në skandal. Në fakt, vizita zbuloi një Trump të përmbajtur. Pas kthimit në darkë, mbajti një fjalim aq shumë kundër emigrantëve saqë disa prej këshilltarëve të tij hispanikë dhanë dorëheqjen. Mund të mendosh se pas kësaj Trump u prish edhe me anti-emigracionistët që u zhgënjyen nga vizita e tij në Meksikë dhe nga hispanikët për një kthim të retorika e ashpër në Arizona.

Në fakt, anketimet kanë shënuar ngritje në të dy krahët. Shumë analistë nuk arrijnë ta kuptojnë se pse 25% e hispanikëve mbështesin kandidatin që ka premtuar të dëbojë 11 milionë emigrantë të paligjshëm. Po përkatësia racore nuk vjen domosdoshmërisht me aleancë e solidaritet, si imagjinohet nga media progresiste e ditëve tona.

Në fund, disa analistë mendojnë se votues të rregullt të republikanëve që nuk e duan Trump kanë filluar ta rimendojnë vendimin dhe të pranojnë të paktën për inat të anketimeve të përgjigjen se do të votojnë për të.

Reale apo jo, kjo mbështetje në anketime është e dukshme dhe përfaqëson një përmbysje të mundshme të situatës.

Ndoshta jo më kot, Hillary Clinton ka dalë qysh sot në publik, me një pjesëmarrje në një miting në North Carolina. Media mund të marrë më në fund garën që preferon atë që caktohet vetëm në fotofinish.

MA.ME

Next Post
Vdekja e nënës me fëmijën, policia nis hetimet tek spitali ‘Koço Glozheni’

Vdekja e nënës me fëmijën, policia nis hetimet tek spitali 'Koço Glozheni'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In