Delegatët e Konventës së Republikanëve në Clevalend, Ohio kanë votuar oret e fundit me plot 1267 vota për ta nominuar zyrtarisht Donald Trumpin si kandidatin e partisë së tyre për President të SHBA-së.
Pas votimit nga shumica e shteteve pjesëmarrëse, në fund ka qenë shteti i New York-ut, që nëpërmjet djalit të Trumpit, Donald Trump Junior, ka dhene 89 vota për të e qe ia ka siguruar kalimin e numrit 1237 që duheshin për nominim.
Donald Trump Junior ka thënë se ajo çfarë po bën babai i tij është “një lëvizje” e madhe, pasi ai vërtetë nuk është politikan, por do të kryejë punë për amerikanët. Konventa e Republikanëve mbyllet të enjten. (b.an)