• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lu zgjedh elementë të diasporës dhe i fton: Kthehuni të bëjmë drejtësi në Shqipëri

by Java News
20/11/2016 13:33
Donald Lu dhe Zef Brozi

Donald Lu dhe Zef Brozi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Du ka qënë shumë konkret këto ditë. Ai ka shfrytëzuar më së miri Samitin e Diasporës në Tiranë për të zhvilluar një takim në ambasadë me ata që ai mendon se mund të marrin në dorë fatet e drejtësisë në Shqipëri. Duke qënë se përzgjedhja e njerëzve që do të pastrojnë drejtësinë dhe më pas politikën përmes drejtësisë, do të jetë nën një monitorim të fortë të SHBA dhe BE, ambasadori Lu nuk e ka lënë shansin t’i shpëtojë përderisa i ka pasur të gjithë njerëzit e duhur në Tiranë.

Burime brenda takimit të Lu me përfaqësuesit e Diasporës nënvizojnë se ambasadori amerikan u ka kërkuar atyre të involvohen në drejtësinë shqiptare, për shkak se procesi i Vettingut që do të nisë, sado vonë të shkojë, do të “skartojë” gati 90 përqind të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Njëherësh vendi ka nevojë jo vetëm për prokurorë dhe gjyqtarë të rinj, por dhe të certifikuar në SHBA por dhe në BE për të marrë në dorë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Një ndër përfaqësuesit e denjë të plejadës së gjyqtarëve që ka lënë shenjë në Shqipëri, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi, tashmë një shqiptaro-amerikan, e ka publikuar foton me ambasadorin Donald Lu edhe në profilin privat, duke nënvizuar fort vullnetin e diplomatit të SHBA-së për të punuar me shqiptaro-amerikanët. “Një kujtim i bukur me ambasadorin e nderuar Donald Lu gjatë pritjes që ambasada Amerikane në Tiranë dha më 17 Nentor 2016 për diasporën shqiptare të Amerikës”, shkruan në profilin e tij në rrjetin social Facebook ish-kryetari i Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi. Ai është njeriu që i vetëm përballoi Berishën në kulmin e fuqisë së tij në vitet 1994-1995 në një përplasje të drejtëpërdrejtë me të për pavarësinë e gjyqësorit, derisa Presidenti i asaj kohe e shkarkoi. Dhe për më tepër e përndoqi me policinë sekrete dhe shërbimin sekret të Gazidedes derisa u largua me ndihmën e amerikanëve në SHBA. Pikërisht Brozi ka lënë për të kuptuar se përfaqësuesit e diasporës ka qënë të gatshëm për të kontribuar aty ku është dhe fronti më i vështirë: drejtësia shqiptare, pastrimi i saj dhe lufta kundër krimit, korrupsionit dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Me sa duket, si “mijtë” që parandjejnë tërmetin, këtë ka parandjerë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili bëri çfarë mundi për të njollosur ish-kreun e Kasacionit Zef Brozi, duke tentuar ta përlyejë me hashashin e Mirditës. Ndoshta ka qënë një hakmarrje e vogël dalja e Zef Brozit në foto me ambasadorin Donald Lu dhe publikimi i saj në rrjetet sociale, kuptohet me mnirëkuptimin e Lu.

Mësohet se takimi ka qenë i zgjeruar, dhe se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë qënë nga radhët e jurisprudencës, kryesisht dhe të rinj të gatshëm për të kontribuuar. Mësohet se mes tyre kanë qënë dhe kontigjenti i parë i trajnuar në SHBA për të kontribuar gjatë implementimit të reformës në drejtësi dhe më pas deri në pastrimin e drejtësisë nga të korruptuarit.

Ambasadori amerikan Donald Lu nuk lë rast pa promovuar përfaqësuesit e diasporës që vijnë për të kontribuar në Shqipëri, dhe në veçanti në sistemin e drejtësisë. Të njejtën gjë bëri gjatë festës së Amerikës, ku Gjon Juncaj u vesh me qeleshe dhe tirqe dhe foli për spastrimin e politikës dhe të drejtësisë nga të korruptuarit. Ku veshja dhe fjalimi i Juncajt bëri që kreu i LSI dhe i Kuvendit Ilir Meta të largohej në mënyrë demonstrative nga takimi, i zemëruar me Lu.

Por ambasadori i SHBA e ka marrë si ndihmës për reformën në drejtësi Gjon Juncajn, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Veriu i Shqipërisë, që në SHBA është bërë i famshëm për futjen e mafiozëve në burg.

SHBA përmes ambasadorit të saj në Tiranë, në bashkëpunim me BE tashmë e kanë ndarë mendjen që Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit ta “popullojnë” me shqiptaro-amerikanët dhe diaspora shqiptare, të shkolluar dhe trajnuar në Perëndim. Njerëz të cilët nuk kanë asnjë varësi, qoftë ekonomike apo edhe njerëzore, nga “koorporata” 25-vjeçare e drejtësisë në Shqipëri që vetëm drejtësi nuk kanë bërë në asnjë rast.
Pamfleti.com/d.i.

Next Post
Edita Tahiri: Nga 33 marrëveshje me serbët, vetëm 3 nuk po zbatohen

Edita Tahiri: Nga 33 marrëveshje me serbët, vetëm 3 nuk po zbatohen

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Kam shume konsiderate per Brosin,por kjo nderhyrje e Luse,nuk eshte normale te deklarohet.Po vijoi me kete ritem,mund te vije koha qe Lu-ja do te kerkoje qe te caktoje edhe listen me emerat e kandidateve per deputete.por kete zorr se do e lejoje Rama I pari.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e pazakontë në rezervuarin e Kasharajt, Bashkia Lushnje kallëzon penalisht kompanitë për ngordhjen e peshqve

Situata e pazakontë në rezervuarin e Kasharajt, Bashkia Lushnje kallëzon penalisht kompanitë për ngordhjen e peshqve

September 30, 2026
Video intime të personazheve VIP po qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës njofton nisjen e verifikimeve!

Video intime të personazheve VIP po qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës njofton nisjen e verifikimeve!

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

Përgjimet, kontrolli i telefonave dhe kufizimet për publikimin e dosjeve, Rama për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk zbutet lufta kundër krimit e korrupsionit (E PLOTË)

September 30, 2026
Ish-prokurori Jack Smith përballet me akuzat e Republikanëve

Ish-prokurori Jack Smith përballet me akuzat e Republikanëve

September 30, 2026
Trajneri Rolando Maran i lumtur për dy fitoret radhazi dhe 6 pikët e Kombëtares: Lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time

Trajneri Rolando Maran i lumtur për dy fitoret radhazi dhe 6 pikët e Kombëtares: Lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Pas fitores së pastër me San Marinon në transfertë, Shqipëria kërkon të ruajë kryesimin e grupit!

September 30, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

“Sejdiu mbetet kandidati për President”- Kriza në Kosovë, Kurti nuk tërhiqet dhe apelon: Shqipëria të na ndihmojë për ish-krerët e UÇK-së!

September 30, 2026
Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

September 30, 2026
Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

September 30, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

“Largoni Trump nga pushteti!”, Irani me mesazh për amerikanët, Trump: Teherani do dorëzohet

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com