• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Don Kishoti

by Artan Lame
18/05/2016 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Lame

Çdo radhë që e këndoj Don Kishotin, e kuptoj ndryshe nga radha e mëparme. Kjo nuk përbën ndonjë çudi, sepse siç ka thënë një i mençur “e lexova Don Kishotin në të 20-at dhe qesha, e rilexova kur u bëra 40 vjeç dhe u mendova, e lexova kur u bëra 60 dhe qava”.

Mirëpo përveç kësaj, sa më shumë që e lexoj, e aq më shumë i vë faj Fan Nolit përkthenjës. Kjo e dyta ngjet sepse Noli ka dy të “këqija”, është jo thjesht përkthenjës i shkëlqyer, por edhe shqipëronjës – dhe i guximshëm madje – që i ndryshon iderat e autorit si t’i dojë mideja.

Dhe si të mos mjaftojë kjo, Noli merret dhe me politikë dhe urren atë që ai e quan “kllasi i bejlurçinave të Shqipërisë”. Duke pasur këtë urrejtje në kokë, përgjatë gjithë veprës së përkthyer, ai veç përpiqet të bëjë qesharak kalorësin e Mançës me qëllim që të dalin sa më qesharakë edhe bejlerët e Shqipërisë. Dhe kështu mbulohet floriri me flori, sepse floriri i mejtimeve të vërteta të Servantesit, fle ndën shtresën e floririt që i ka veshur atyre përkthimi sipas midesë që ka bërë Noli ynë.

Së fundmi, ja dola të shoh një tjatër bukuri në romanin e pavdekur të Servantesit, në një kapitull të gjatë dhe gati hermetik, që pak’kush ka arritur ta kuptojë dhe për të cilin ende kritika s’ja ka dalë t’i gjejë kuptimin parësor. Thonë se kritikët ende hahen e ziren mbi këtë pikë, e i zë gjumi nëpër divanët e salloneve, pa ja dalë të jetë më një mëndje.

Në këtë kapitull, mblidhen prifti, berberi dhe mësonjësi i fshatit, hyjnë në bibliotekën e Don Kishotit i zënë librat një nga një, u bëjnë analizë dhe pastaj ngrenë një turrë me ta dhe u vënë flakën. Deri këtu duket normale, sepse një nga arsyet kryesore se përse u shkrojt Don Kishoti, ishte pikërisht për të tallur librat boshe të kalorësisë që i kish (kalorësisë) dhe u kish (librave) perënduar ylli.

Çudia është se Servantesi, nëpërmjet gojës së tyre (të priftit, berberit dhe mësonjësit), zë dhe i lëvdon librat që flasin për trimërira e për vepra të mira të kohëve të shkuara dhe pastaj i dënon me djegie. Mirëpo sapo e thamë që Servantesi e ka shkruar kryeveprën e tij tamam për t’u vënë ferrën librave të kalorisë, që tani në këtë kapitull zë e i lëvdon. Me ç’duket, personazhet e mësipërm, të pafuqishme dhe të zhgënjyer nga bota, ku jetojnë, të ngërthyer në kontradiktën mes asaj që thonë dhe asaj që bëjnë, e gjejnë zgjidhjen në zhdukjen e dëshmive të shkruara të lavdisë së kohëve të mëparshme.

Pra, logjika e tyre thotë: “Jetojmë në mes zvetënimit, ndaj që t’i fshihemi krahasimit me kohët e bukura, hajt të zhdukim gjurmët e saj dhe kështu ndjehemi të qetë”. E trishtë vërtet, por gjeniale, apo jo! Libri i Servantesit, i botuar në kohën e degradimit të përgjithshëm të Spanjës së shekullit XVII, kthehet kështu brenda ca pak faqeve në një kritikë indirekte dhe monumentale e realitetit të Spanjës dhe jo e ëndrrave të Don Kishotit.

Kanë shkuar shekuj që atëherë dhe në jo pak raste, popuj e qeverira, në momente të përafërta, i janë drejtuar kësaj zgjidhjeje barbare, për të fshehur pazotësinë e tyre për të ndrequr punët. Apo, të pafuqishme të ndalin rrjedhën e historisë kur ajo merr për keq, përpiqen të gjejnë ngushëllim në të zhdukurit e gjurmëve të së shkuarës, e cila duan s’duan i bën të mejtohen.

Kështu, duke i vënë fshesën së shkuarës, edhe me veten e tyre gjejnë rehat, por edhe ata që do vijnë pas, do gjejnë vetëm shkretinë e sotme dhe as do i dënojnë e as do i zënë dot për barbarë.

Next Post

Reali gjen pasardhësin e James

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com