• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Doli nga komisariati dhe dhunoi kunatën. Zbardhet dinamika e ngjarjes

by Java News
23/09/2018 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Manëz të Durrësit. 61-vjeçari quajtur Medi Koleci ka dhunuar më sende të forta dhe sëpatë kunatën e tij Qefsere Koleci 55 vjeç. Kjo e fundit mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit, e më pas në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Tvklan.al mëson se 55-vjeçarja ka pësuar fraktura të shumta në trup, pasi i janë thyer gjymtyrë dhe brinjë, si dhe ka plagë të rënda në kokë. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia e Durrësit thotë se Medi Koleci dhunoi kunatën bashkë me dy djemtë e tij Algert Koleci 32 vjeç dhe Admir Koleci 28 vjeç.

SI NISI KONFLIKTI

Burime për tvklan.al thonë se ngjarja ka nisur që ditën e djeshme. Dy familjet Koleci kanë banesat ngjitur në Manëz të Durrësit dhe kanë pasur një konflikt pronësie për një rrugë. Për rreth 20 vite, familja e Medi Kolecit kishte mbjellë ullishte në një rrugë që lidhej me banesën e 55-vjeçares së plagosur. Për shkak se kishte bllokuar pronën, ditën e djeshme forcat e INUK Durrës shkuan për të prishur ullishten e 61-vjeçarit Medi Koleci dhe për të hapur rrugën. Ai kundërshtoi forcat e INUK dhe të policisë, dhe u shoqërua në komisariat ku qëndroi gjithë natën. Këtë e konfirmojnë për tvklan.al edhe burime nga Policia e Durrësit.

ÇFARË NDODHI MËNGJESIN E SOTËM

Pasi doli nga qelia, Medi Koleci shkoi në banesën e tij dhe rreth orës 08:30 u konfliktua me kunatën, Qefsere Koleci. Me ndihmën edhe të djemve, ai dhunoi 55-vjeçaren duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe në trup. Konflikti buron pikërisht nga prona e mbjellë me ullishte nga ana e 61-vjeçarit, e cila bllokonte rrugën e banesës së kunatës së tij.

Të njëjtat burime sqarojnë për tvklan.al se gjykata e kishte cilësuar të paligjshme mbjelljen e tokës me ullishte nga Medi Koleci, duke i dhënë të drejtë Qefsere Kolecit. Për këtë arsye, një ditë më parë aty shkuan forcat e INUK për të liruar pronën e zaptuar.

Policia e Durrësit i ka referuar materialet ndaj Medi Kolecit dhe dy djemve të tij për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë. Ata janë shpallur në kërkim nga ana e uniformave blu.

/b.d

Next Post
Shqiptari kultivon 1124 rrënjë kanabis në Selanik

Drogë dhe armë në apartament, kapet çifti shqiptar dhe një i tretë në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In