• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dolën nga kampi i ferrit në “Al Hol”, gratë e riatdhesuara nga Siria nuk dëshmojnë para anti-terrorit

by Java News
04/08/2021 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë gratë e riatdhesuara pak ditë më parë në vendin tonë nga kampet e Sirisë, janë marrë në pyetje nga Anti-terrori. Burime pranë këtij institucioni pohuan për ABC se nuk është mundur të përftohet një dëshmi e tyre, për shkak të gjendjes së tyre të rënduar psikologjike.

Nga qendra rehabilituese në Durrës ku u çuan pasi prekën tokën shqiptare, të pesta gratë u kanë kërkuar agjentëve të Anti-terrorit në Policinë e Shtetit që dëshmia e tyre të merret në një moment të dytë, sapo gjendja e tyre të rikuperohet.

Të dielën u riatdhesuan Ruzhdije Balliu, Lavdie Kaca, Brunilda Koçollari, Emanuela Vladi, dhe Klotilda Zani, e njohur ndryshe me mbiemrin Cami. Dëshmitë e tyre do të jenë të vlefshme edhe për prokurorët e SPAK, të cilët do t’u duhet të verifikojnë rrugën që kanë ndjekur ato nga vendi ynë drejt Sirisë.

Ky verifikim do të bëhet mbi bazën e një procedimi penal të nisur më herët nga ish Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të identifikuar se kush kanë qenë rekrutuesit dhe financuesit që kanë ndihmuar këta persona për të kaluar nga Shqipëria drejt Turqisë, e me destinacion final Sirinë, për rekrutuesit financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar këto shtetase që  të kalojnë nga Shqipëria përmes itenerarit nga Turqia me destinacion final Sirinë, për të luftuar më pas me ISIS-in.

Bashkë me 5 gratë, nga Tirana, Librazhdi e Dibra, u riatdhesuan dhe 14 fëmijët e tyre. Tashmë ata po trajtohen me psikologë e punonjës socialë për t’u integruar në vendin tonë. Ndërsa më herët, në Tetor të vitit të shkuar u riatdhesuan nga kampet siriane 11-vjeçari Endri Dumani, si dhe Floresha Rasha me 3 fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha. /m.j

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Shqipëri, Kosovë, “Open Ballkan” dhe të ngecësh në xhunglën e iniciativave rajonale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com