• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti zyrtar/ Pse u rrefuzuan nga KiE 3 kandidatët e qeverisë për në Strasburg

by Aalison Pearse Stevens
07/10/2016 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Këshilli i Evropës ka zbuluar pse i ka rezfuzuar tre kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Në një shpjegim zyrtar, KiE bën me dije se kandidatët i ka refuzuar për shkak se procedura e përzgjedhjes së tyre në vendin tonë nuk ka qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

“Komiteti rekomandon që Asambleja të refuzojë listën në kuadrin e procedurave të përzgjedhjes kombëtare që nuk duket të kenë qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga ana e Asambleja dhe Këshilli i Ministrave”, thuhet në shpjegimin zyrtar të KiE në faqen e internetitwww.semantic-pace.net, për refuzimin e tre kandidaturave të qeverisë shqiptare, Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit.

Në praktikë Këshilli i Europës mund t’i rrëzojë kandidaturat për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.

Duke kujtuar miratimin e ligjit të vettingut në parlamentin shqiptar, Këshilli i Evropës nënvizon se komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ka zbatuar legjislacionin shqiptar për verifikimin e figurës së gjyqtarëve.

“Duke marrë parasysh faktin që Shqipëria nuk ka rregulla të veçanta që ofrojnë për ndjekjen e procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve shqiptarë në një organizatë ndërkombëtare, së bashku me faktin se procedura kombëtare që çoi në zgjedhjen e gjyqtarit Bianku u mbajt para kritereve të miratuara në vitin 2009, menaxhimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për postin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është administruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Duhet theksuar se me ligjin nr. 76/2016 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar “solli ndryshime që prekur një pjesë të konsiderueshme të dispozitave të Kushtetutës, duke parashikuar një ndryshim radikal në legjislacionin në tërësi dhe në sistemin e drejtësisë në mënyrë të veçantë.

Në përputhje me këto ndryshime është projektuar krijimi i një mekanizmi të veçantë. Ai propozon një proces të kontrollit (vettingut) të çdo gjyqtari dhe prokurori në çdo nivel”, thekson Këshilli i Evropës.

Sipas KiE, “gjatë kryerjes së procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për postin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, nuk është zbatuar legjislacioni në fuqi: në lidhje me pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë; duke siguruar integritetin e personave të zgjedhur, të emëruar apo të ushtrimit të funksioneve publike; për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë; për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.”

Përzgjedhja e këtyre tre emrave në vendin tonë u bë nga komisioni i ekspertëve, i kryesuar nga Luan Omari dhe nga anëtarët Kristaq Traja, ish-anëtar i Gjykatës së Strasburgut, Bashkim Dedja, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Hoxha, dhe Artur Metani, drejtori i departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri.

Nga tre emrat e propozuar nga qeveria shqiptare do të përzgjidhej një kandidat, i cili do të zëvendësonte gjyqtarin aktual shqiptar, Ledi Bianku.

Gjyqtarët shqiptarë që emërohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut shqyrtojnë kryesisht ankimimet e qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë të drejtën e tyre për çështjet pronësore, pasi u është mohuar e drejta në shkallët e gjyqësorit vendës./tema/a.k

Next Post
Kosovë e gëzofsh shtetin tënd, hymnin, flamurin dhe etninë tende!

Kosovë e gëzofsh shtetin tënd, hymnin, flamurin dhe etninë tende!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

August 26, 2026
Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

August 26, 2026
Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

August 26, 2026
Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

August 26, 2026
Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

August 26, 2026
Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

August 26, 2026
Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
Renditja sipas shteteve/ Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

LISTA / 50 përqind të ushqimeve i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord edhe në rajon

August 26, 2026
Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com