• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

DOKUMENTI/ Shndërrimi i Piramidës dhe ideja e një shtëpie muze për diktatorin

by Java News
26/01/2020 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte viti 1991, gusht. Partia e Punës kishte pak javë që e kishte ndërruar emrin e saj në Partia Socialiste e Shqipërisë.  Muzeu kushtuar diktatorit  Enver Hoxha, njohur gjerësisht sot si “Piramida”. kishte kaluar automatikisht nga objekt me varësi nga Komiteti Qendror të PPSH-së nën varësinë e Partisë Socialiste menjëherë me ndërrimin e sistemit.

Por objekti  sipas ligjeve të kohës nuk mund t’i lihej më nën administrim një partie por duhej të kalonte si pronë shtetërore.

Ministria e Kulturës dhe saktësisht ministri në këtë periudhë Preç Zogaj, kishte kërkuar që ky objekt t’i kalohej dikasterit të tij dhe të ndërronte krejtësisht destinacionin, nga muze për Enver Hoxhën në një Qendër Ndërkombëtare të Kulturës, ku do të gëlonin aktivitete të shumta artistike dhe ekonomike siç ndodhi në të vërtetë më vonë, madje duke marrë dhe emrin “Pjetër Arbnori”.

Dokumenti që zyrtarizoi këtë nismë është pikërisht vendimi  i Këshillit të Minsitrave nr.286 i datës 8 gusht 1991 “për krijimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës”.

Në këtë vendim  shkruhet: “me propozimin e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve, Këshilli i Ministrave vendosi:

1.Muzeu “Enver Hoxha” të kalojë nën varësi të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve dhe të krijohet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës (QNK)  në Tiranë, e cila të ushtrojë me vetfinancim veprimtarinë e saj në godinën e muzeut.

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës të ketë si objekt veprimtarie përhapjen e kulturës përparimtare botërore dhe të kulturës tonë kombëtare. Për këtë ajo vë në dispopzicion të personave juridikë vendas e të huaj mjediset e saj kundrejt shpërblimit, ushtron veprimtari ekonomike e tregtare, në lekë e valutë, duke prodhuar ose shitur videokaseta, kartolina albume e mallra të tjera me karakter artistik e kulturor, ushtron veprimtari eksport-importi, kryen shërbime, si shtypshkrime e fotokopjime si dhe shërbime të ndryshme tregtare brenda e rreth mjedisit të saj deri në kufijtë rrugorë.

Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve t’i kalojnë të gjithë treguesit ekonomiko financiarë të miratuar në planin e vitit 1991 për muzeun “Enver Hoxha” si dhe godina e Muzeut, së bashku me pajisjet, kurse objektet muzeore të vendosen e të ruhen prej saj në një godinë të përshtatshme, gjersa kjo ministri të studiojë mundësinë e hapjes së një shtëpie muze të Enver Hoxhës.

3.Godina e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës të ruhet si objekt i rëndësisë së veçantë, derisa të fillojë veprimtaria e plotë e kësaj qendre.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryetar i Këshillit të Ministrave

Ylli Bufi

Pra, siç mund të shihet, për Enverin është ideuar një shtëpi muze, porse kjo nuk ndodhi kurrë. Vendimi është marrë në përiudhën e qeverisë së stabilitetit, e cila do rrëzohej muaj më vonë pas largimit të PD-së. /tesheshi/

Next Post
EMRI/ Pranga në Korçë mashtruesi i tmerrshëm i kërkuar në disa qarqe, ja çfarë i gjenden në “Benz” !

EMRI/ Pranga në Korçë mashtruesi i tmerrshëm i kërkuar në disa qarqe, ja çfarë i gjenden në “Benz” !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In