• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ Plani i Beogradit për Veriun: ‘Merrni armë në manastire, sulmoni serbët!’

by Java News
18/08/2018 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të nxitur ndarjen e veriut të Kosovës, qeveria serbe kishte planifikuar trazira në atë zonë, duke porositur krerët e komunave serbe dhe njerëz të besuar të tyre, sesi të kryenin vjedhje, grabitje e sulme ndaj qytetarëve serbë.

Kështu do të krijohej përshtypja te ndërkombëtarët, se shqiptarët po sulmonin serbët brenda Kosovës dhe se ata ishin të pasigurt. Plani i detajuar për prishjen e rendit në veri të Kosovës ka rrjedhur në media ku dokumenti në faksimile mban stemën e Republikës së Serbisë.

Në dokument, i cili është shkruar me shkrim cilirik, thuhet se: “Duhet të shtoni numrin e aktiviteteve, duhet të bini në kontakt me personat e shpërngulur, të cilët do të kryejnë detyrat dhe do të tërhiqen në Serbinë Qendrore, sikurse edhe tani, duhet të organizoni grabitje, vjedhje dhe sulme ndaj serbëve në mënyrë që tek Organizatat Ndërkombëtare të fitohet përshtypja se serbët janë viktimave të dhunës nga shqiptarët në territorin e krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë.

Në këtë çështje duhet të aktivizoni bashkëshorten tuaj, si dhe drejtoreshën e Shtëpisë, znj. Dragana Partiç, dhe bashkëshortin e saj, si dhe personelin medicinal të Shtëpisë së Shëndetit, por vetëm ata në të cilët ka besim Dragana Pantiç, gjithnjë do t’ju dalin në ndihmë dhe do t’ju sigurojnë automjete medicinale për transportimin e aktivistëve në Serbinë Qendrore pas kryerjes së aksioneve”, thuhet në dokumentin e Komandës Qendrore, i cili i është dërguar Koordinatorit të Ushtrisë Çlirimtare e Popullit të Kosovës dhe Metohisë, Radomir Repanoviç. Në dokument thuhet se ishte planifikuar edhe furnizimi me armatim të rëndë përmes Manastirit në Deçan.

“Sa i përket armatimit të rëndë, do t’i marrin kur ju me kamion do të kryeni shërbimet në Manastirin e Deçanit, ndërsa ju në Gorazhdecë do t’i pranoni kur Portiç Bogalub, do të qarkullojnë me autobus në autostradë, në relacion për Beograd, ndërsa municionin do ta marrin në depon kryesore në Mitrovicë”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Aty theksohet në fund se qëllimi i këtij plani është të çlirohet populli serb i Kosovës. Dokumenti është dërguar nga Ministria serbe e Mbrojtjes dhe është nënshkruar në Zubin Potok nga Momir Radenkoviç, zv/komandant i zonës. /ma.me

Next Post
Përplasjet për Gjykatën Speciale në Kosovë dhe rrugëdalja

Avokatët e diplomuar në vendet e BE konkurencë 'gardës së vjetër’ të avokatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In