• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/ Nishani, i vetmi Ministër i vënë nën hetim për përgjime të paligjshme

by Java News
18/05/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Kur flitet për përgjimet, Presidenti, Bujar Nishani, duket se duhet të jetë i fundit në rradhë për të folur për “përgjime të paligjshme”. Ai rezulton të jetë i pari Ministër i Brendshëm i vënë nën hetim parlamentar me akuzën “Për përgjime të paligjshme”. Dhe si për ironi të fatit jo vetëm nga deputetët e opozitës së atëhershme, por edhe nga vetë deputetë të grupit të tij parlamentar të PD-së. Në kohën që ai ka qenë Ministër i Brendshëm, në periudhën 2007- 2009, Ministria e Brendëshme që ai drejtonte është akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga deputetët e Kuvendit për “përgjime të paligjshme të deputetëve”. Për këtë madje është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar. Javanews ka arritur të sigurojë në zyrat e Kuvendit kërkesën e një grupi prej mbi 35 deputetësh, të të gjitha krahëve politik, të cilët kërkonin ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar me objekt hetimin “Mbi përgjimet e paligjshme të telefonatave”.

Në qendër të akuzave për për përgjime të paligjshme ishte Ministria e Brendëshme e drejtuar në atë kohë nga Nishani, aktualisht President i Republikës. Në kërkesën drejtuar kryetares së atëhershme të Kuvendit, Jozefina Topalli, që mban datën 27/09/2007, shpjegohet edhe objekti i punës së këtij komisioni hetimor parlamentar.

“Objekti i punës së këtij komisioni do të jetë zbardhja e plotë e motiveve, arsyeve dhe bazës ligjore në iniciativën e ndërmarrë (nga struktura të caktuara) për përgjimin e telefonave të deputetëve nga ana e strukturave të veçanta, kryesisht të Ministrisë së Brendëshme”, nënvizohet në kërkesën e bërë nga grupi i deputetëve që kërkonin ngritjen e këtij komisioni, që disponon JAVANEWS.

FAKSMIMILE E KOMISIONIT

Siç del edhe nga kërkesa zyrtare e bërë nga deputetët e Kuvendit, subjekt i këtyre përgjimeve të paligjshme të bëra kryesisht nga Ministria e Brendëshme e drejtuar nga Nishani, kanë qenë vetë deputetët. Ky fakt nënvizohet edhe në këtë shkresë.

“Ju vëmë në dijeni se dyshimi dhe shqetësimi ynë ka ardhur pas disa raportimeve në media për përgjime telefonike dhe survejime të deputetëve të caktuar të Kuvendit Shqiptar. Këto raporte janë konfirmuar (privatisht) nga informacione të marra në rrugë operative nga zyrtarë të ndryshëm”, theksohet në dokumentin zyrtar që kërkonte ngritjen e këtij komisioni hetimor.

Deputetët e të gjitha palëve politike që kanë firmosur kërkesën për ngritjen e këtij komisioni hetimor tërheqin vëmendjen se përgjimet dhe survejimi i personave me imunitet është një veprim jo kushtetues, dhe kur ai bëhet në mënyrë të paligjshme bie ndesh me të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Me anë të këtij hetimi parlamentar, shpresojmë sqarimin e kësaj çështje, duke mos besuar apriori, se këto veprime janë manovra të ulta politike, për të bërë presion mbi deputet të caktuar, me qëllim denigrimin apo ndoshta dhe kërcënimin e tyre politik”, nënvizohet në këtë kërkesë zyrtare të deputetëve, që disponon JAVANEWS.

Sipas deputetëve, ngritja e këtij komisioni vlerësohet si një garanci institucionale për forcimin e shtetit ligjor dhe funksionimin e pluralizmit politik në vend. Deputetët propozojnë që Komisioni Hetimor të përbëhet nga 9 anëtarë 5 përfaqësues të  shumicës  dhe 4 nga pakica parlamentare dhe që hetimi të kryhet brenda një përiudhe 3 mujore.

Sabotimi i komisionit hetimor “Për përgjimet e paligjshme”

Menjëherë sapo ky komision hetimor nisi nga puna, në të njëjtën kohë duket se filloi edhe puna për sabotimin e tij, duke filluar që nga krerët më të lartë të Kuvendit, e deri tek institucionet, të cilat ishin subjekt i këtij hetimi. Kjo provohet edhe në shkresën që deputetët anëtarë të këtij komsioni i nisën Kryesis së Kuvendit, ku kërkonin shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komision it hetimor.

“Disa ditë më parë në mbledhjen e Komisionit ne vendosëm në mënyrë unanime që t’i kërkojmë parlamentit zgjatjen e mandatit tre mujor të komisionit. Kërkesa për një mandat shtesë lidhet me disa motive objektive dhe subjektive. Objektive është fakti se puna e komisionit u bllokua dhe u vonua për mëse dy javë nga administrata e Kuvendit, e cila nuk realizoi detyrimin e saj ligjor për dërgimin e pyetësorëve tanë në institucionet përkatëse shtetërore. Kjo vonesë është tashmë e dokumentuar dhe është bërë prezent edhe pranë organeve drejtuese të parlamentit. Nëse administrata do të ishte treguar korrekte me ligjin dhe rregulloren e punës së Kuvendit, atëherë Komisioni do të ishte shumë pranë fazës së përfundimit të aktivitetit të tij”, thuhet në kërkesën e deputetëve që kërkonin shtyrjen e afateve të punës së këtij komisioni.

Një tjetër pengesë në punën e komisionit ishte dhe miratimi i ekspertëve. Nga 4 ekspertë që, sipas ligjit, duhej të kishin certifikatën e sigurisë, deputetët e shumicës së atëhershme miratuan vetëm 1 duke zvarritur miratimin e 3 ekspertëve të tjerë duke bërë thuajse të pamundur punën efektive të këtij komisioni. Kjo nënvizohet edhe në kërkesën ku kërkohet shtyrja e afateve kohore.

“Ne kemi nevojë për më shumë kohë për të verifikuar raportet zyrtare të institucioneve përkatëse dhe pretendimeve të vetë deputetëve, si dhe për të bërë ballafaqimin përkatës, sipas nevojave dhe kërkesave të vetë anëtarëve dhe objektit të Komisioni”, thuhet në këtë dokument.

Por kërkesa e deputetëve për shtyrjen e afatit për hetim parlamentar mbi “përgjimet e paligjshme” nuk u mor në vlerësim nga shumica e atëhershme e PD-së, pjesë e së cilës ishte edhe Presidenti Nishani, në atë kohë ministër i Brendshëm, institucioni i të cilit ishte në qendër të akuzave për përgjime të paligjshme, gjë që çoi edhe në ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.FAKSMIMILE E KOMISIONIT

(Javanwes.al) Armando Meta

Next Post

Parandalohet vrasja në Dibër, shkak një ngacmim seksual me pasojë vetëvrasjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca në GJKKO, Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

Seanca në GJKKO, Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

June 5, 2026
“Ka emra dhe numra telefoni”, Rexhaj: Organizatorët e protestës për Zvërnecin marrin udhëzime nga lëvizja studentore serbe

“Ka emra dhe numra telefoni”, Rexhaj: Organizatorët e protestës për Zvërnecin marrin udhëzime nga lëvizja studentore serbe

June 5, 2026
Gjyqi në GJKKO për ish-çiftin Meta-Kryemadhi, çfarë ndodhi në sallë para seancës (FOTO)

Gjyqi në GJKKO për ish-çiftin Meta-Kryemadhi, çfarë ndodhi në sallë para seancës (FOTO)

June 5, 2026
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i transparencës ndryshon çmimet, sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

June 5, 2026
Skema e kompensimit për fermerët, Malaj: Vlera e përfitimeve ka arritur në 6-6.5 milionë euro

Skema e kompensimit për fermerët, Malaj: Vlera e përfitimeve ka arritur në 6-6.5 milionë euro

June 5, 2026
Sot gjyqi Meta-Kryemadhi, Blushi kërkon transparencë: Seanca të jetë publike!

Sot gjyqi Meta-Kryemadhi, Blushi kërkon transparencë: Seanca të jetë publike!

June 5, 2026
Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

I fshehur prej 10 vitesh në stan, zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë

June 5, 2026
“Ku ishin ambientalistët kur në Nartë gjuhej me dinamit?” Ministrja: Duhet të jesh anti-shqiptar ta pengosh investimin

“Ku ishin ambientalistët kur në Nartë gjuhej me dinamit?” Ministrja: Duhet të jesh anti-shqiptar ta pengosh investimin

June 5, 2026
Goditet një nga kritikët më të fortë të Trump, John Bolton pranon fajësinë, rrezikon 5 vite burg

Goditet një nga kritikët më të fortë të Trump, John Bolton pranon fajësinë, rrezikon 5 vite burg

June 5, 2026
Armë, municione dhe dronë… Çfarë u gjet në shtëpinë e 43-vjeçarit që vrau efektivin Enea Mekolli

Armë, municione dhe dronë… Çfarë u gjet në shtëpinë e 43-vjeçarit që vrau efektivin Enea Mekolli

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In