• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ Ministri Nishani votoi pro importit të mbetjeve më 2011, ç’do të bëjë Presidenti më 2016?

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani ka votuar pro ligjit qe lejoi importin e mbetjeve, te shtatorit te vitit 2011.

Ai ka qene minister i Drejtesise ate kohe dhe, pervec votes, ka dhene mendim te posacem per projektligjin, qysh gjate fazes se diskutimit dhe miratimit ne Keshillin e Ministrave.

Sipas nje rregulloreje ne fuqi, cdo akt qe kalon per diskutim dhe miratim ne Qeveri, duhet te marre opinionin e ministrive qe kane lidhje me permbajtjen e aktit, por ministria e Drejtesise e ka detyre te posacme vleresimin e cdo akti-vendim apo projektligj qofte.

Ne janar te vitit 2011, Bujar Nishani drejtonte ministrine e Drejtesise.

Me nje shkrese te firmosur nga Fatmir Mediu-minister i Mjedisit ate kohe, ministri i Drejtesise eshte njohur me permbajtjen e projektligjit “Per menaxhimin e integruar te mbetjeve”.

Skandal.al konsultoi draftin paraprak me ate qe me pas u be ligj, ne shtator te po atij viti; nuk kane ndryshime thelbesore pervec redaktimeve ne nene te ndryshem te tij.

Ministri i Drejtesise se periudhes, Bujar Nishani, ka analizuar draftin e punes, derguar per mendim ne ministrin e Drejtesise.

Skandal.al e zoteron kete dokument qe ndodhet ne praktiken e diskutimit dhe miratimit te ligjit ne Keshillin e Ministrave; ai mban daten 13 janar 2011 dhe numer protokolli 10397.

Permbajtja e tij per ne nuk perben habi.

Jo vetem ne, por askush ne kete vend, nuk ka patur dyshimin me te vogel se Bujar Nishani do kish kundershtuar ligjin e njohur si ligji “per lejimin e importit te mbetjeve”.

Dokumenti qe Skandal.al po publikon, eshte shume i qarte.

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani-firma e te cilit gjendet ne fund te dokumentit, ka bere verejtje teresisht siperfaqesore, por asnje verejtje themelore, lidhur me dy pika te rendesishme ne permbajtje te tij, importin e mbetjeve dhe incenerimin.

Eshte cinike ta lexosh, por per incenerimin, ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka verejtur me shqetesim se ai perkufizohet dy here ne perseritje dhe kjo duhet eleminuar.

Ai ka bere verejtje redaktoriale per nenin 21 dhe nenin 23, por per nenin 22 te ligjit ku flitet qartesisht per importin me qellim incenerimin, ai nuk ka patur verejtje, neni ka qene i ndaluar te atakohet qofte edhe nga pikpamja redaktoriale.

Dhe keshtu eshte bere.

Per nenin 48 te ligjit te vitit 2011, neni qe hapte pa limit importin e mbetjeve ne cilendo sasi, per cilindo person fizik e juridik dhe me pike hyrjeje cdo pike te Shqiperise, ministri i Drejtesise Bujar Nishani nuk ka patur asnje verejtje thelbesore, qofte edhe minimaliste-per kufizimin disi.

Jo, edhe ky nen ka qene i ndaluar te atakohet.

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani, thjesht ka sugjeruar qe per licensimin e kesaj veprimtarie te kihet parasysh ligji per licensat sipas te cilit licensohet veprimtaria e importit te mbetjeve eshte ne kategorine III.3.

Edhe kjo nuk i eshte marre parasysh.

Kaq!

Dokumenti nuk ka asnje qendrim te forte moral, per me teper ligjor dhe ne krah te interesit publik.

Por pavaresisht kesaj, ne politike-posacerisht ate shqiptare, faqja e udheheqesit behet kollaj edhe mendere.

Bujar Nishani sot nuk eshte me minister i Drejtesise, ai eshte Presidenti i Republikes; ai ka ne dore te dekretoje ligjin e miratuar ne Kuvend dy jave me pare.

Prej nje jave, Presidenti Nishani ka nisur te flase per kete ligj, madje duke kompesuar heshtjen e gjate kur ishte minister e kur kishte mundesine jo vetem ta kundershtonte, por edhe ta ndalonte ate.

Ai nga SHBA, prej nga foli per here te pare, tha se ishte shume i shqetesuar per kete ligj dhe se kishte marre reagime te shumta.

Dje, nga zyra e tij ne Tirane ai tha se interesi publik prevalon mbi cdo gje. Presidenti Nishani tha dje se do te bente nje shqyrtim kushtetues ligjit dhe se do te konsultohej gjeresisht me shoqerine civile.

E sigurt eshte qe presidenti do te shprehet-tha ai dje per veten e tij.

Por pas kesaj, vjen edhe nje pyetje:

Do shprehet; po mire, cdo te thote?

Shume politikane por edhe aktiviste legjendare te shoqerise civile tani po thone se ligji i miratuar se fundi, eshte i njejte me ate te shtatorit 2011.

Presidenti-ate kohe minister Drejtesie, eshte shprehur me shkrim dhe cfare ka thene ja ku eshte, ne dokument.

Ai edhe atehere ishte ne krah te interesit publik dhe i kam bere nje shqyrtim te specializuar kushtetues e ligjor ligjit.

Atehere?

Ne fakt, ligji i miratuar dy jave me pare, ka ndryshime te rendesishme ne nenin 22 dhe 48 te tij, tamam aty ku ministri Nishani e kishte te ndaluar te shprehej apo ndryshonte.

Ligji i ri ndalon importin per incenerim si dhe kufizon ne maksimum importin e mbetjeve per qellime riciklimi.

Pra, ne gjykimin e Skandal.al ligji i miratuar se fundi, ndryshon duke e permiresuar ligjin per te cilin, ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka dhene miratimin ne janar 2011.

Atehere?

Po nuk ka asnje cudi.

Imoraliteti ne kete vend eshte standard kariere.

Presidenti Nishani mund te bej ate qe dy te ngjashem me te-jo fizikisht, Sali Berisha e Lulzim Basha, ben me heret; te thote qe ka bere gabim atehere ne 2011-ten dhe se e ka mire tani.

Por kjo eshte politike, nevoje politike e partise se tij dhe nuk ka piken e lidhjes me Kushtetuten, ligjet, mjedisin.

Skandal.al/d.i.

faksimile faks1faks2faks2 faks3faks4

 

Next Post
Vrau prindërit, nuk i jepnin para për borxhet e bixhozit por… për të devijuar hetimet, vret dhe 17 persona

Vrau prindërit, nuk i jepnin para për borxhet e bixhozit por... për të devijuar hetimet, vret dhe 17 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për protestën e 20 shkurtin

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In