Qeveria e Kosovës, ka publikuar përmbledhjen e raportit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. Në këtë raport thuhet se për shënjimin dhe mirëmbajtjen e vijës së kufirit, Komisioni është bazuar në parimet botërisht të pranuara (Legaliteti, Regjistrimi dhe Uti posedditis) dhe detyrimet që lindin në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Deklaratës për Shpalljen e Pavarësisë. Puna konkrete e tij është orientuar prej dokumenteve nga Propozimi gjithëpërfshirës i Marti Ahtisarit për përcaktimin e statusit të Kosovës, Marrëveshjes së Kumanovës të datës 10 Qershor 1999, konkluzave të Komisionit Badinter për ish RSFJ 1991/93 dhe Kushtetutës së RSFJ-së 1974, që ishte në fuqi më 31 Dhjetor 1988.
“Komisioni, duke u bazuar në mandatin e deleguar nga Qeveria dhe pas përfundimit të analizës së hollësishme të dokumentacionit të sipërpërmendur, ka paraqitur propozimin për shënjimin e vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në raport, raporton Bota sot, të cilin mund ta lexoni duke klikuar në këtë link:
http://www.kryeministri-ks.net
ma.me