• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ankimon në KAS vendimin

by
11/03/2023 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka ankimuar për në KAS vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos e njohur si drejtue të Partisë Demokratike dhe duke mos e regjistruar në zgjedhje. Në argumentimin e anikimit, Berisha i cili firmos si kryetar i Partisë Demokratike shkruan se të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponim provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se PD e përfaqësuar me kryetar z. Sali Berisha duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor nga KQZ.

Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje, Ilirjan Celibashi vendosi të mos e pranojë Rithemelimin pasi Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha.

Argumentet e Berishës: 

1. Partia Demokratike e Shqipërisë i ka vënë në dispozicion KQZ, të gjithë dokumentacionin ligjor mbi bazën e të cilit provohet lehtësisht se kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha.

2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në Nenin 4, pika 1, parashikon se: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Në rastin konkret, KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, ku fatkeqësisht në regjistër vijon të mbeten të dhëna të pasukta dhe të vjetëruara, që datojnë qysh nga regjistrimet e vitit 2018.

3. KQZ duhet t’a lexojë dhe interpretojë Kodin Zgjedhor në tërësinë e tij, pa i analizuar të veçuar dispozitat e ndryshme të Kodit. Konkretisht, për përcaktimin e kryetarit të një Partie Politike KQZ nuk mundet që informacion t’a bazojë vetëm dhe ekskluzivisht nga regjistri i partive politike (Neni 64 i Kodit Zgjedhor), duke injoruar faktet e njohura botërisht të cilat kanë forcën e provës sipas vetë Nenit 139, pika e Kodit Zgjedhor, Referuar kesaj dispozite të Kodit Zgjedhor, përcaktohet shumë qartë se: “Për faktet, të cilat janë të njohura botërisht, si dhe për ato fakte, të cilat janë të ditura per KQZ-në, për shkak të funksioneve të saj, nuk nevojitet verifikim. E zbatuar në rastin konkret rreth problematikës së pasqyrimit të emrit të Kryetarit të PD në regjistrin e partive politike, për të zgjidhur drejt çështjen e regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor, KQZ kishte detyrimin që të merrte në konsideratë edhe faktet e njohura botërisht, siç janë konkretisht:

(i) Shkarkimi i Lulzim Bashës nga anëtarësia e PD në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 dhe e konfirmuar me Referendumin e datës 18 Dhjetor 2021:

(ii) Dorëheqjen publike të Lulzim Bashës në date 21.03.2022: si dhe

(iii) Zgjedhjen e Sali Berishës si Kryetar i PD pas referendumit të anëtarësisë në Maj 2022. 4. Nisur nga sa më sipër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të merrte në shyrtim fare kërkesën për regjistrim të paraqitur nga përfaqësuesit e ish-Kryetarit të PD Lulzim Basha, për sa kohë janë fakte të njohur botërisht se Basha është shkarkuar nga anëtarësia e PD si dhe gjithashtu është fakt i njohur botërisht që në datë 21 Mars 2022 ky i fundit ka dhënë dorëheqjen publike nga funksioni që vijonte të mbante padrejtësisht. Në dosjen e regjistruar në KQZ në datë 05.03.2023, PD ka paraqitur edhe vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021, ku një nga vendimet është edhe shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha. Po ashtu, është fakt i njohur botërisht se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen me vullnet të lirë në 21 Mars 2021, pas disfatës së tij elektorale në zgjedhjet e pjesshme vendore.

5. Për sa kohë lajmi i dorëheqjes së Lulzim Bashës ka qënë publik, i transmetuar gjerësisht nga mediat vendase dhe të huaja, gjykojmë se edhe KQZ mund të kishte marrë dijeni lidhur me këtë fakt të njohur botërisht edhe për shkak të funioneve të saj në organizimin e proceseve zgjedhore të subjekteve apo partive politike.

6. Sidoqoftë, me këtë ankim, ne kërkuesit po paraqesim edhe prova të publikimit të lajmit / faktit te njohur botërisht, se më datë 21.03.2022 Lulzim Basha është dorëhequr publikisht nga drejtimi i Partisë Demokratike. Prej asaj date ish-Kryetari Basha jo vetëm që është tërhequr nga jeta politike aktive, por pothuajse ka braktisur edhe institucionin e Kuvendit të Shqipërisë ku vijon ende sot e kësaj dite të mbajë detyrën e deputetit.

7. Nga ana tjetër, është po fakt i njohur botërisht se zgjedhja e Lulzim Bashes në vitin 2021 eshte kontestuar në Gjykatë që në Qershor 2021 nga rivalja e tij ne gare Edith Harxhi. Pra paraqitja e L.Bashës në fletën e regjistrit të partive nuk është ak aktuale dhe as përfundimtare. Së dyti, Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i PD i 11 dhjetorit 2021. Gjykata e Apelit nuk rrëzoi Kuvendin e 11 dhjetorit, por vendimin e gjykatës që urdhëroi regjistrimin e tij në regjistrin e Partive dhe urdhëroi rishqyrtimin e tij, përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës dhe se treti, Lulzim Basha dha doreheqjen me 21 mars 2022.

8. Nëse trajtojmë vetëm dorëheqjen, vlen të theksohet se Kushtetuta dhe ligji e njohin dorëheqjen si mekanizëm kryesor për përfundimin e parakohshëm të një mandati kushtetues (resident, depicti kryeministri, etj) apo ligjor. Kur jepet dorëhoqia nuk ka diskutim sepse është akt individual vullneti Pasoja është përfundimi i menjehershëm i mandatit. Per t’u rikthyer në mandat duhet që personi të rizgjidhet apo riemerohet Statuti i PD ka te njejtat parashikime: Kur nje kryetar dorëhiqet, duher zgjedhur një i ri Në periudhën e ndërmjetme. Keshilli Kombetar duhet te zgjedhë një nga nenkryetaret qe te ushtroje përkohësisht detyren e kryetarit deri sa te zgjidhet i riu (jo deri sa te zgjohet i vjetri).

(Kliko ketu) Dokumentacioni i plote

/e.d

Next Post
Rama prezanton Bicin: Task-Forcë speciale për të prerë menjëherë bishtat e mbetura të korrupsionit në zyrat e Kadastrës

Rama prezanton Bicin: Task-Forcë speciale për të prerë menjëherë bishtat e mbetura të korrupsionit në zyrat e Kadastrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

November 12, 2026
VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

November 12, 2026
Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

November 12, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In