• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ Ja sesi do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK

by Java News
27/04/2016 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ABC News ka siguruar draftin ekspertëve të huaj ku tregohet si do te funksionoje Struktura e Posacme Antikorrupsion dhe Byroja Kombetare e Hetimit. Nen shembullin e Rumanise dhe te Kroacise, agjentet e Byrose do te kene mundesi te hetojne korrupsionin per cdo zyrtar te larte, perfshire edhe njeri tjetrin. Fatkeqesisht Byroja kerkon kohe te marre forme, per shkak se agjentet e saj do te trajnohen ne FBI.

Drafti i ekspertëve europianë dhe amerikanë që po asistojnë reformën shqiptare në drejtësi, detajon varësinë, llogaridhënien, emërimin, shkarkimin dhe hetimin e vetë anëtarëve të strukturës së posaçme të prokurorisë për hetimin e korrupsionitd he krimit në nivele të larta.
Kreu i SPAK përkufizohet si një kryeprokuror i ri, madje dhe më i fortë se ai aktual.
Ekspertët propozojnë që struktura e prokurorisë të jetë përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë përfshirë edhe deputetët dhe asnjë person nuk duhet të ketë mundësi të ndërhyjë. Por ata ndërkohë do të kenë mundësi të ndjekin penalisht edhe njëri-tjetrin deri tek drejtuesi i SPAK, sipas shembullit rumun e kroat.
“Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht njëri-tjetrin në rast se kanë dyshime për korrupsion apo krime të tjera, njësoj siç bën DNA në Rumani dhe USKOK në Kroaci. Më e shumta, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mund t’i paraqesë Kuvendit ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë një raport vjetor me shkrim”.
Drejtuesi i prokurorisë së posaçme do të zgjidhet e shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorise dhe llogarinë do ta japë aty. Momenti i shkarkimit bëhet dhe më i rëndësishëm, kur si aprovohet si opsion i mirë zgjedhja e tij me shumicë të thjeshtë, por shkarkimi me të cilësuar.
Sipas Komisionit të Venecias (KV ¶ 48), Këshilli i Prokurorisë duhet të largojë nga detyra Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, kjo kufizuar në rastet e sjelljeve të rënda. Për shembull, modeli i diskutuar nga Komisioni i Posaçëm për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, që emërimi të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me shumicë të thjeshtë, por të largohet me shumicë të kualifikuar, është një zgjidhje e mundshme.
Ekspertët nuk mbështesin zgjedhjen e drejtuesit të SPAK nga Parlamenti. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshë në këtë mënyrë nuk e ka ruajtur atë nga ndikimi politik, vërejnë ata.
“Për momentin, Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të hetojë edhe në ngarkim të anëtarëve të Parlamentit, zgjidhet, i rinovohet mandati dhe largohet nga detyra nga Parlamenti. Ky nuk ka qenë një mekanizëm i efektshëm dhe ruan ndikim politik. Çdo sistem i zgjedhur duhet të pakësojë ndikimin politik”.
Euralius dhe Opdat nuk e konsiderojnë të këshillueshme ngritjen sa më shpjet të SPAK dhe Brosë Kombëtare të Hetimit. Për shkak të llogarisë së mëposhtme Byroja mund të mos ngrihet këtë vit.
“Prokurorët e SPAK-ut dhe Drejtuesi i tyre zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Anëtarët e Këshillit duhet fillimisht të vlerësohen, të kalojnë verifikimet paraprake dhe të zgjidhen. Ky organ nuk ekziston sot. Kjo procedurë shmang ndërhyrjen politike dhe garanton një kryeprokuror të ri i cili është sa më i pavarur që të jetë e mundur. Për më tepër, agjentët e BKH-së duhet të verifikohen dhe të përzgjidhen, gjë që do të kërkojë kohë (mbase tre muaj). Pastaj planifikohet që ata të trajnohen nga FBI-ja jashtë Shqipërisë. Procesi i trajnimit do të zgjasë të paktën gjashtë muaj. “
Prokuroria e posaçme, byroja dhe procesi i kontrollit te gjyqtarëve e prokurorëve të konsideruara si komponentja antikorrupsion e reformës në drejtësi, është ajo për të cilat palët kanë rënë Dakort. Ekspertët nuk kanë dhënë formula për emërimet në institucionet e drejtësisë. Për ta kjo është çështjë politike dhe ajo çfarë presin janë nga komisioni i posaçëm i reformës janë formulat e kompromisit për popullimin e institucioneve në një arkitekturë që nuk ndryshon.
Next Post

VIDEO/ Një 3 vjeçar duke i dhënë makinës, derisa.... nis drifti !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In