• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/ DAP i kundërpërgjigjet LSI për drejtuesit e AZHBR dhe ARSH

by Java News
23/03/2018 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti i Administratës Publike ka reaguar pas sulmeve politike të LSI kundrejt drejtoreshës së AZHBR Frida Krifca dhe atij të ARSH, Afrim Qendro. Këto dy drejtori drejtoheshin nga LSI më herët, ndaj kjo e fundit është vënë në sulm të drejtuesve të rinj.

Por DAP jep një sqarim të detajuar ligjor për të dy rastet duke nxjerrë edhe njeherë LSI-në blof. Sa i përket rastit të zonjës Krifca, DAP saktëson se kjo e fundit është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (Agjencia e Pagesave) në datë 17.07.2017, në përputhje me pikën 4, të Nenit 21 të ligjit 9817/ 2007 ‘Për bujqësinë dhe zhvillimin rural’. Sipas këtij neni, Drejtori i kësaj agjencie, emërohet dhe lirohet nga Kryeministri me propozim të ministrit përgjegjës për çështjet e bujqësisë.Ndërsa sa i përket zotit Qendro, DAP sqaron se mban detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që prej datës 16.10.2013. z.Qendro zëvendëson drejtorin e përgjithshëm të këtij institucioni, pas largimit të këtij të fundit nga kjo detyrë. Sikurse parashikohet edhe në ligjin nr.90/2012 ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’, në rastet e mungesës, titullari zëvendësohet nga punonjësi me vjetërsi më të madhe në hierarki.

Lidhur me konkurrimin që po zhvillohet për anëtarët e rinj të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues, DAP sqaron se, znj.Krifca dhe z.Qendro kanë shprehur interesin e tyre për t’u bërë pjesë e kësaj trupe, e drejtë kjo e çdo personi që përmbush kriteret për të aplikuar, por nuk janë paraqitur në testim, e për këtë arsye emri i tyre nuk rezulton në listën paraprake të fituesve.

Shprehja e dëshirës së dy kandidatëve për t’ju bashkuar Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues nuk mund të përdoret si një sulm ndaj ligjshmërisë së detyrës që këta persona ushtrojnë aktualisht.

SQARIMI I PLOTË I DAP:

SQARIM!

Nisur nga reagimi publik i një partie politike, ngritur mbi bazën e keqinformimit, lidhur me emërimin e dy drejtorëve në kundërshtim me ligjin, Departamenti i Administratës Publike, sikurse ka sqaruar edhe deputetin z.Endrit Braimllari, nëpërmjet shkreses nr. 932/3, datë 19.03.2018, dëshiron të sqarojë opinionin publik se:

z.Afrim Qendro dhe znj.Frida Krifca ushtrojnë detyrën e tyre në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Për qartësi të opinionit, znj.Frida Krifca është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (Agjencia e Pagesave) në datë 17.07.2017, në përputhje me pikën 4, të Nenit 21 të ligjit 9817/ 2007 ‘Për bujqësinë dhe zhvillimin rural’. Sipas këtij neni, Drejtori i kësaj agjencie, emërohet dhe lirohet nga Kryeministri me propozim të ministrit përgjegjës për çështjet e bujqësisë.

Ndërkohë, z.Afrim Qendro, mban detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që prej datës 16.10.2013. z.Qendro zëvendëson drejtorin e përgjithshëm të këtij institucioni, pas largimit të këtij të fundit nga kjo detyrë. Sikurse parashikohet edhe në ligjin nr.90/2012 ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’, në rastet e mungesës, titullari zëvendësohet nga punonjësi me vjetërsi më të madhe në hierarki.

Lidhur me konkurrimin që po zhvillohet për anëtarët e rinj të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues, sqarojmë se, znj.Krifca dhe z.Qendro kanë shprehur interesin e tyre për t’u bërë pjesë e kësaj trupe, e drejtë kjo e çdo personi që përmbush kriteret për të aplikuar, por nuk janë paraqitur në testim, e për këtë arsye emri i tyre nuk rezulton në listën paraprake të fituesve.

Shprehja e dëshirës së dy kandidatëve për t’ju bashkuar Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues nuk mund të përdoret si një sulm ndaj ligjshmërisë së detyrës që këta persona ushtrojnë aktualisht.

Departamenti i Administratës Publike, si institucion përgjegjës për menaxhimin e burimeve njerëzore, distancohet nga debate të tilla të cilat nuk i shërbejnë synimit kryesor që ka aktualisht vendi për ngritjen e një administrate civile profesionale, të përgatitur dhe të aftë për t´ju përgjigjur sfidës së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Reforma në administratën publike e veçanërisht transparenca e rekrutimeve në shërbimin civil është një nga proceset e vlerësuara maksimalisht vitet e fundit edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Next Post
Kryeministrja Bërnabiq: Serbia nuk e lejon Kosovën në territorin e vet

Kryeministrja Bërnabiq: Serbia nuk e lejon Kosovën në territorin e vet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com