• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

DOKUMENTI/ 1916-Dëshmia e parë për ndryshimin e orës në Shqipëri?

by A R
27/03/2017 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armand Plaka

Përshëndetje miq!- Sot u zgjuam me një orë gjumë më pak, për shkak të ndryshimit të orës, një fenomen thuajse mbarëbotëror e i gjithëpranuar që aplikohet dy herë në vit. Në vitet 70-të, përgjatë krizës energjitike që kontinenti përjetoi, ai u kthye në një domosdoshmëri dhe u përqafua tërësisht, duke u aplikuar në të gjithë shtetet europiane në mënyrë të unifikuar. Sidoqoftë, me distancë kohore nga njëri-tjetri, shumë vende europiane kishin nisur zbatimin e tij qysh në fillimshekullin 20-të.

Ia nisi Gjermania, e cila u pasua nga aleati i saj, Autro-Hungaria e territoret e pushtuara prej saj. E në këtë kontekst bënte pjesë edhe Shqipëria, ose të paktën një pjesë e saj, e cila administrohej nga trupat e ish-monarkisë dualiste. Një dokument arkivor i dorës së parë, që mban datën 30 prill 1916, të cilin doja ta ndaja sot me ju, na jep ndoshta për herë të parë, një ide më të qartë mbi atë se si ka lindur dhe si është zbatuar ndërrimi i orës edhe në Shqipëri.

Në fakt bëhet fjalë për një urdhëresë të Bashkisë (Përlimtares) së Shkodrës, e cila i referohet “eksperiencës” austro-hungareze që kishte gjetur zbatim në të gjitha territoret e pushtuara prej tyre, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Sidoqoftë, deri më tani nuk kemi ndonjë evidencë konkrete nëse diçka e tillë është zbatuar edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë, të cilat në atë kohë ishin të pushtuara nga italianët, e pjesërisht edhe nga serbët, bullgarët apo ( më pas) dhe grekët e francezët, për t’a kthyer këtë fenomen pra, në diçka të unifikuar, urdhëruar për zbatim në mbarë territorin e vendit.

Më konkretisht, në shpalljen apo lajmin e “Përlimtares” së Shkodrës shkruhet (me një gegnishte paksa arkaike, e cila megjithatë është lehtësisht e deshifrueshme edhe me normat e shqipes së sotme) ndër të tjera se:

“N ‘ Perandorii t’ Austro-Ungeriës, nder vênde P.e. R. t’xânuna n’ Polen (Wohlhynien) Serbië e Malzii, mandej ne Shqypnië si edhe n’ Germanië e nder vênde t’anmikut qi kaa zaptue ka m’u shtye n’veer koha nji sahat perpara”. Në fund shkruhet se: “Arsyeja e ktii ndrimit vjen per me fitue mâa shume ditë, e praa kursim voj gurit e zjarmi”. Për më shumë, hidhini një sy faksimiles që kam mundur të siguroj. A.P.

*Marre nga profili i autorit ne Facebook

Next Post
Shkoni shpesh në tualet gjatë natës? Ja cili është shkaku

Shkoni shpesh në tualet gjatë natës? Ja cili është shkaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme

Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme

August 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Sikur të na drejtonin thjesht, aq sa meritonim?!

August 5, 2026
Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

August 5, 2026
LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

August 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com