• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTET/ Veliaj akuzon Nishanin: Zjarrin e vunë politikanët që merakosen për lodrat…

by
17/08/2021 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëshortja e ish Presidentit Bujar Nishani, Odeta Nishani, është një nga ish pronaret trashëgimtare e ndërtesës së “Sarajeve”, e cila është Monument Kulture i kategorisë së parë dhe dje në mesnatë u tentua të digjej qëllimisht.

Arsyet e kësaj tentative kriminale për të djegur një goditë historike duket se e kanë zanafillën te vendimi i Bashkisë së Tiranës, e cila ka vendosur të shpronësojë pronarët dhe ta rikonstruktojë ndërtesën, për t’i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm, e për ta shpallur “shtëpi muze” të vizitueshëm edhe nga qytetarët dhe turistët.

Dokumentet hipotekore të publikuara më herët në media tregojnë se Ali Kosova, babai i Odeta Nishanit, është djali i Mustafa Kosovës, që e ka zotëruar këtë pronë deri në vitin 1947. Ali Kosova e ka fituar pronën përmes një vendimi gjykate të vitit 1999, i cili kundërshton një vendim të mëparshëm të kthimit të pronave që njihte pronarë vetëm familjen Kazazi.

Pas këtij vendimi prona është ndarë në dy pjesë mes familjes Kosova dhe Kazazi. Sipas gjithë regjistrave hipotekare, prona kufizohet nga veriu me rrugën Abdi Toptani (dikur Alqi Kondi), që është rruga që kalon para “Torre Drinit”, nga jugu nga ish – “Kinema Kosova”, nga lindja nga rruga “Hiqmet Dervishi”, në një gjerësi prej 34 m, nga perëndimi nga rruga “Pashë Toptani”.

Sipas gentplanit, brenda pronës si pasuri kryesore gjendet “Bar Restorant Sarajet” dhe një sipërfaqe trualli rreth 1500 metra, që sipas përshkrimit hipotekar i bie të dalë në pjesën fundore të rrugicës para ish godinës së PD-së. Vërtetimi hipotekar i lëshuar në vitin 2000 pas përfundimit të proceseve gjyqësore, vërteton se Ali Kosova është një nga trashëgimtarët e kësaj prone. Siç shihet në dokumente, prona ka numër 1/65 dhe përshkruhet shtëpia me dy kate, një ndërtesë dykatëshe në fund të truallit, një sallë mbledhjesh dhe një garazh.

Në një reagim të tijin për zjarrin e djeshëm te “Sarajet”, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tentativa për djegien e ndërtesës është e njëjtë me stilin që u përdor për prishjen e shkollës “Kosova”, e cila u rindërtua më e madhe më pas, në po të njëjtin vend. “Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme, që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Por zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit – edhe për këta nuk do ketë mëshirë. Politikanë që ditën merakosen për lodrat, e natën i vënë zjarrin qytetit!”, shkroi Veliaj.

/b.h

Next Post
Zjarret ‘mbërthejnë’ Veriun! Rrezikohet kurora e Pukës, në aksion 50 efektivë të FA dhe 20 zjarrfikës e punonjës pyjorë

Zjarret 'mbërthejnë' Veriun! Rrezikohet kurora e Pukës, në aksion 50 efektivë të FA dhe 20 zjarrfikës e punonjës pyjorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

October 30, 2026

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In