• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret ‘mbërthejnë’ Veriun! Rrezikohet kurora e Pukës, në aksion 50 efektivë të FA dhe 20 zjarrfikës e punonjës pyjorë

by
17/08/2021 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mbrojtjes njoftoi dje se zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, vazhdon të jetë problematik.Mësohet se 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor dhe 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll të situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit të Pukës.

Në fshatin Flet, në Fushë-Arrëz, situata është vënë në kontroll, ndërsa në  fshatin Dardhë situata paraqitet më problematike për  shkak të bimësisë së dendur. Ministria informoi dje se është riaktivizuar vatra e zjarrit ndërmjet fshatrave Drisht, Mazrek, Lundertune dhe Rragam në Njësinë Administrative Guri i Zi dhe Pobtribe, duke e kthyer këtë zonë me 3 vatra zjarri.

Bëhet e ditur se 25 trupa nga Forcave të Armatosura dhe 30 forca të tjera të pushtetit vendor kanë ndihmuar që situata në fshatin Patale në Lezhë të paraqitet e përmirësuar. Ndërsa në Mirditë, zjarri zhvillohet me intensitet të  ulët. Në vatrën e zjarrit në fshatin Thirrë, ka vijuar puna në terren nga 40 trupa të Forcave të Armatosura dhe 14 nga strukturat vendore.  Nga ajri po kryen ndërhyrje me helikopterin holandez.

Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, vazhdon të jetë problematike. Në terren po punojnë 15 trupa nga Forcave të Armatosura dhe  20 forca nga strukturat ven- dore. Situata është e vështirë  për shkak të terrenit të thyer.  Zjarri ne fshatin Kaçni, Një- sia Administrative Selishtë  në Dibër, vazhdon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore në  terren të vështirë. Dje, në ter- ren kanë punuar 15 trupa  nga Forcave të Armatosura dhe 18 forca nga strukturat vendore. Vatër zjarri është  aktivizuar në Gurin e Nikës në Pogradec; në vendin e quajtur kodrat e Divjakës  pranë parkut Kombëtar Divjakë; në fshatin Fushë-Arrëz  në Luftinjë si dhe në fshatin Kamican në Elbasan ku për të gjitha vatrat po punohet për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Mjaftoi vetëm një shkëndijë elektrike dhe brenda pak minutash flakët e zjarrit kanë përshkuar kodrinën në fshatin Andon Poçi në Gjirokastër, ku si pasojë dëmi  ekonomik është i konsiderueshëm. Dhjetëra dengje bari, rezerva ushqimore për bagëtitë, janë shkrumbuar totalisht duke hedhur poshtë mundin e pothuajse një viti të tërë. Prefekti qarkut, Odise Kote, i ndodhur në vendngjarje u shpreh se për vendosjen në kontroll të  flakëve, u angazhuan dhjetëra efektivë të reparteve zjarrfikës dhe Policisë së Shtetit, që falë ndërhyrjes  mundën të neutralizojnë flakët. Kjo ishte e vetmja vatër zjarri gjatë këtyre ditëve në Gjirokastër, ku shkaktar nuk ka qenë dora e njeriut.

/b.h

Next Post
Studimi i fundit/ Fëmijët e vegjël transmetojnë COVID më shumë sesa adoleshentët

Studimi i fundit/ Fëmijët e vegjël transmetojnë COVID më shumë sesa adoleshentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Tirana dhe fieri do kenë temperaturat më të larta! Moti për ditën e sotme, priten kthjellime dhe vranësira

August 22, 2026
VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

August 22, 2026
DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Fakulteti i Mjekësisë publikon listat paraprake të studentëve fitues, ja kur nisin regjistrimet dhe si të bëhet ankimimi!

August 22, 2026
“Kartolinë gushti”- Saranda mes destinacioneve më të vizituara të verës, Rama ndan pamjet nga qyteti bregdetar (VIDEO)

“Kartolinë gushti”- Saranda mes destinacioneve më të vizituara të verës, Rama ndan pamjet nga qyteti bregdetar (VIDEO)

August 22, 2026
Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

August 22, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit -

Tregtia e fshehtë mes dy vendeve, SHBA bën gati sanksionet e reja ndaj Iranit, mund të përfshijë dhe Kinën!

August 22, 2026
Tragjedi ajrore në Kroaci, avioni rrëzohet në parkun Kombëtar të Zadarit, 2 persona të vdekur!

Tragjedi ajrore në Kroaci, avioni rrëzohet në parkun Kombëtar të Zadarit, 2 persona të vdekur!

August 22, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

August 22, 2026
“Destinacion unik, ku natyra është spektakël”- Nis festivali “Ah Theth”, Rama jehonë lajmit: Mes bukurive të Alpeve!

“Destinacion unik, ku natyra është spektakël”- Nis festivali “Ah Theth”, Rama jehonë lajmit: Mes bukurive të Alpeve!

August 22, 2026
Vatër e madhe zjarri në Cërrik, operacion nga toka për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për zonat e banuara!

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, operacion nga toka për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për zonat e banuara!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com