• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumentet e reja zbardhin orët e fundit të Liam Payne: Ish-anëtari i One Direction kërkoi 5 gramë kokainë

by Java News
10/08/2026 20:23
Dokumentet e reja zbardhin orët e fundit të Liam Payne: Ish-anëtari i One Direction kërkoi 5 gramë kokainë
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dokumente të publikuara rreth dy vite pas vdekjes së Liam Payne hedhin dritë mbi zhvillimet e fundit të jetës së ish-anëtarit të One Direction, i cili ndërroi jetë më 16 tetor 2024, pasi ra nga kati i tretë i hotelit CasaSur Palermo në Buenos Aires.

Rindërtimi i ngjarjeve është bërë përmes më shumë se 3,000 faqeve me dokumente, dëshmi, mesazhe dhe pamje të kamerave të sigurisë. Materialet tregojnë se situata u përkeqësua hap pas hapi, ndërsa konsumi i alkoolit dhe drogës ndikoi edhe në sjelljen e këngëtarit, e cila sipas dëshmitarëve u bë gjithnjë e më e pakontrollueshme.

Mes të dhënave të reja janë edhe komunikimet që Payne i kishte dërguar njërës prej dy shoqërueseve që e vizituan disa orë para vdekjes.

Në këto mesazhe, ai kërkonte pesë gramë kokainë dhe u kishte propozuar dy grave 5 mijë dollarë në këmbim të shoqërisë së tyre.

Shoqërueset u thanë hetuesve se, në momentin kur hynë në hotel, këngëtari ishte tashmë në një gjendje të rënduar për shkak të alkoolit.

Shqetësimi për sjelljen e tij ishte vërejtur edhe nga personeli i CasaSur. Menaxherja Gilda Martin e kishte cilësuar Payne si një klient “shumë të ndërlikuar” dhe u kishte kërkuar punonjësve të ishin të kujdesshëm gjatë komunikimit me të.

Kur duhej t’i dërgoheshin pesë shishe uiski në dhomë, një prej punonjëseve ishte udhëzuar të mos shkonte vetëm, por të shoqërohej nga një roje sigurie.

Gilda Martin dhe menaxheri i pritjes, Esteban Grassi, u akuzuan në fillim për vrasje të paqëllimshme. Megjithatë, në shkurt 2025, akuzat ndaj të dyve u hoqën.

Materialet hetimore përfshijnë gjithashtu dëshminë e mikut të Payne, Roger Nores, i cili kishte komunikuar me këngëtarin gjatë orëve të fundit.

Nores deklaroi se problemet e Payne me alkoolin dhe drogën ishin të njohura. Ai përmendi gjithashtu atë që e konsideronte si një varësi të këngëtarit nga mesazhet seksuale.

Sipas tij, Payne kishte shprehur frikën se mund t’i kishte dërguar pa vetëdije një fotografi intime një vajze të mitur. Nores sqaroi se nuk kishte parë drejtpërdrejt ndonjë sjellje të tillë.

Situata u tensionua më tej kur erdhi momenti për të paguar shoqërueset. Dëshmitë tregojnë se Payne nuk kishte para të mjaftueshme dhe u ofroi atyre një Rolex.

Pasi ato refuzuan, ai dyshohet se e përplasi orën në mur. Pamjet dhe deklaratat e mbledhura nga hetuesit tregojnë një dhomë të çrregullt dhe një gjendje që po humbiste gjithnjë e më shumë kontrollin.

Pamjet e kamerave të sigurisë përbëjnë një tjetër pjesë të rëndësishme të dokumentacionit të ri.

Rreth orës 03:20 të mëngjesit, Payne shihet jashtë hotelit duke u mbajtur me krahë pas një shtylle, ndërsa trupi i tij ishte pothuajse paralel me tokën.

Disa orë më pas, ai shfaqet në hollin e hotelit në gjendje të rënduar. Pak para orës 17:00, pjesëtarët e stafit e shoqëruan përsëri në dhomën e tij në katin e tretë.

Në orën 17:07 u dëgjua zhurma e rënies së tij nga ballkoni.

Imazhet ku Payne shihet i kapur pas shtyllës kanë sjellë edhe një hipotezë për çastet para tragjedisë.

Një rindërtim i mundshëm sugjeron se ai mund të ketë provuar të ngjitej ose të zbriste nga ballkoni, duke e vlerësuar gabim aftësinë e tij për të përballuar peshën e trupit.

Megjithatë, mënyra e saktë se si ndodhi rënia nuk është përcaktuar përfundimisht. Hetimet në Argjentinë nuk zbuluan prova për ndërhyrje fizike nga një person tjetër dhe as të dhëna që mbështesnin versionin e vetëvrasjes.

Geoff Payne, babai i këngëtarit, e ka mohuar mundësinë që djali i tij të kishte synuar t’i jepte fund jetës.

Ai është shprehur se ishte i bindur që Liam donte të jetonte dhe se, nën ndikimin e substancave, “nuk kishte kontroll mbi atë që po bënte”.

Analizat toksikologjike të kryera pas vdekjes identifikuan alkool, kokainë dhe një ilaç me recetë. Ekspertiza përcaktoi se vdekja erdhi si pasojë e traumave të rënda dhe hemorragjisë së shkaktuar nga rënia.

Në zhvillimet gjyqësore, Roger Nores është liruar përfundimisht nga akuzat.

Ndërsa Braian Nahuel Paiz dhe Ezequiel David Pereyra, të dyshuar për furnizimin e Payne me kokainë, vazhdojnë të jenë pjesë e procesit gjyqësor.

Dokumentet e publikuara nuk ndryshojnë shkakun zyrtar të vdekjes së Liam Payne, por ofrojnë një pasqyrë më të plotë të orëve të tij të fundit dhe të përkeqësimit të shpejtë të situatës përpara tragjedisë.

Lajme të ngjashme:

Next Post
VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In