• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumentet/ Anëtari i KK të PD: Paloka me mijëra m2 prona në bregdet, me firmën e Ramës do ndërtohen resorte turistike strategjike

by Java News
01/11/2023 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj deklaroi një ditë më parë në Studio Live, në Report Tv, se Edi Paloka, deputet i Rithemelimit, ishte shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Sipas tij, Paloka ka marrë disa prona në bregdetin e Spillesë ku do të ndërtohen resorte turistike. Deputeti i Rithemelimit reagoi pas deklaratave duke iu drejtuar me akuza dhe fyerje Hasanajt.

Ndërkaq Paloka thotë se i ka trashëgimi nga babai, por nuk sqaron se si i janë trashëguar mijëra m2 prona në bregdetin e Kavajës kur pronat e familjes së tij i ka në Lezhë.

Hasanaj në përgjigje të Palokës, ka publikuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë të deputetit të Rithemelimit ku rezulton se ka deklaruar disa mijëra hektarë prona në zonën e Kavajës dhe bregdetin e Spillesë. Sipas Hasanajt, në pronat e Palokës do të ndërtohen komplekse turistike strategjike.

Ai i kërkon autoriteteve të hetojnë pasurinë e deputetit të Rithemelimit.

“Një përgjigje për Edi Palokën. E.Paloka këtë fjalor ordiner ka, se aq neurone ka në trurin e tij…  kështu janë mësuar të merrën me njerëzit, por ka dhe djem që të bëjnë pishman që i shave në FB, jo më në sy. Ka djem që kur e lëshojnë fjalën, gërmat gdhënden mbi gur, dhe jetojnë për një sedër dhe një fytyrë. Megjithatë është bisedë që stopohet këtu, se nuk bëhet në FB. Tani le të merremi me anën politike të akuzës sime, ndaj Palokës dhe të tjerëve shokë të tij!

1. A është dakord Paloka të bëhet vetingu i Politikanëve???

2. A është Paloka që në dokumentat e deklarimit të Pasurisë si deputet, në 2012 ka dsklaruar në ILDKP që nuk as asnjë metër2 tokë në Spille
të Kavajës?

3. A është Paloka që në 2013, ka deklaruar mijëra metra2 prona në Spille? Buzë detit???

4. Si i fitoi për 1 vit Paloka këto mijëra m2 Prona buzë detit në plazhin e vyer të Spillesës?

5. Paloka ka deklaruar: “trashëgimi nga i ati”. I ati i tij, (nga Lezha mos gabojë) si i trashëgoi pronat buzë detit në Spille të Kavajës???

6. Apo i ati i tij, pensionist, i bleu në 2012 me pensionin e tij mijëra m2 buzë detit, dhe në 2013 ja kaloi Edit në pronësi??? I kemi parë këto skema me prindërit pensionistë që paguajnë dasma milionashe për fëmijët politikanë, tani po shikojmë dhe se ju dhuronkan prona buzë detit… VETINGUN NË POLITIKË!!!

Të hetohen pronat si janë përfituar, të hetohet nëse akuza ime është reale apo jo, nëse Rama si kryetar i KKT ka kaluar masterplanin dhe ka vendosur që te pronat e Palokës të ndërtohen komplekse turistike strategjike!!! Vetingu në Politikë, se është krim dhe gjynah që Shqipëtarët lëngojnë në varfëri, këta marrin prona buzë detit! Ah, dhe diçka: Se kush është ushtar i kryetarit, se kush është pleh komunist e se kush është demokrat që Ramën e përçmon si pak kush, ja lëmë kohës dhe fakteve që do dalin në dritë sh shpejt”, shkruan ai./m.j

Next Post
Udhëzimet e Berishës në email-et e Vokshit: Dosja “Partizani’, e falsifikuar! Sina na provokoi…!

Udhëzimet e Berishës në email-et e Vokshit: Dosja "Partizani', e falsifikuar! Sina na provokoi…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In