• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dokumente të falsifikuara/ Gjykata sekuestron 41 500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit

by Java News
20/04/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit, e dyshuar si e regjistruar në emër të disa personave të ndryshëm, në bazë të dokumenteve të falsifikuar, të përpiluar nga ish-kryetari i Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi.

Prokuroria e Shkodrës është në përfundim të hetimit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tre ish-zyrtarët, ndërkohë që ka marrë lejen nga gjykata për caktimin e masës së sekuestros për pronat e shpërndara prej tyre, në bazë të procedurave fiktive dhe jo-ligjore.

Në bazë të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Shkodrës, lidhur me veprimtarinë e ish-drejtuesve të Hipotekës së qytetit, kanë rezultuar të dhëna të tjera mbi veprime të dyshuara si të paligjshme të kryera nga ana e ish-zyrtarëve të Komunës Shalë (Theth).

Në vitin 2008, ish-Kryetari i Komunës Shalë, Dedë Tonaj, ka urdhëruar nëpunësin e komunës, Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës dhe kryeplakun Gjovalin Lokthin, të plotësojnë formularë të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) për banorët e fshatit Theth, në një kohë që nuk është ngritur komision për ndarjen e tokës në fshat ku këta te kenë qenë anëtare dhe nuk është ndjekur asnjë procedurë ligjore për ndarjen e tokës për banorët e fshatit Theth.

AMTP janë plotësuar nga Tomë Shyti, i cili në rubrikën “Për komisionin e tokë në fshat……Kryetari” ka vënë emrin e tij dhe ka nënshkruar në këtë cilësi pa e patur atë.  AMTP janë vulosur nga kryetari i Komunës Shalë Tomë Shyti dhe nga kryeplaku në atë periudhë kohe Gjovalin Lokthi, duke i dhënë këtyre akteve vlerën e dokumentave zyrtarë.

Nga te dhënat e pasqyruara në AMTP-të, si dhe nga te dhënat e tjera hetimore,  përveç faktit se AMTP janë lëshuar nga autoriteti jo kompetent ligjor krahas te tjerave  rezulton se me to u është dhënë pronësia për tokat ne fshatin Theth edhe  personave/familjeve që nuk janë banorë të këtij fshati ose që janë banore në fshatra të tjerë te Shkodrës ose në qyetete te tjera apo fshatra të tyre (rreth 67 te tilla) dhe personave, të cilët kanë lindur shumë vite pas dt.01.08.1991, që janë te dtl.1995, 2000….2007 (në bazë të ligjit 7501/1991 përfitonin tokë anëtarët e familjeve bujqësore në vitin 1991).

Ish-kryetari i Komunës Dedë Tonaj, në bashkëpunim me Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës dhe kryeplakun Gjovalin Lokthin, ndër të tjera, ka lëshuar AMTP në kundërshtim me kriteret e përfitimit te tokës edhe në favor të fëmijëve të tij, shtetasve A. Tonaj (dtl. 1998) dhe A Tonaj (dtl. 2001).

Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se, në bazë të këtyre akteve joligjore, janë regjistruar në Hipotekën e Shkodrës pronat në një sipërfaqe totale prej rreth 41.500 m2 në zonën e Thethit, ndërsa pjesa tjetër e pronave janë në proces regjistrimi.

Për këtë arsye, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar sekuestrimin e pronave të regjistruara në Hipotekë në emër të 5 persona të ndryshëm, me qëllim që të shmanget tjetërsimi i mëtejshëm i tyre.

Ndërsa për tokat e përfituara në mënyrë të paligjshme, por që vijojnë të jenë në proces regjistrimi në Hipotekë, Prokuroria e Shkodrës njofton Avokaturën e Shtetit, për të vijuar procedurat e mëtejshme për të rikthyer në ligjshmëri procesin e ndarjes së tokave në ish-komunën Shalë (Theth).

ma.me

Next Post
Çfarë u them miqve të mi joamerikanë

Çfarë u them miqve të mi joamerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

January 25, 2026
“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

January 25, 2026
Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

January 25, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

January 25, 2026
“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

January 25, 2026
Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar në Fier-Libofshë

January 25, 2026
“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

January 25, 2026
Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

January 25, 2026
“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In