• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumentari për Kodikun e rrallë: Shqipëria ateiste dhe Kina komuniste shpëtuan kryeveprën e krishtërimit

by A R
05/04/2021 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kodiku  i Purpurt i Beratit – Beratinus është një pasuri  e rrallë për historinë e mendimit të krishterë, veçmas për periudhën ekumenike të krishterimit; për raportet midis Shkrimit të Shenjtë dhe mendimit njerëzor; për shkollat e shkrimeve dhe kompetencat e shkruesit si autor; për qendrat dhe kryeqendrat kishtare në Illyricum e pastaj në dheun e Arbërit gjatë 15 shekujve; për ndikimin e hapësirës shqiptare në ungjillizimin e popujve; për rolin e fisnikërisë arbëre si ktitore dhe mbrojtëse e vlerave të kryehershme të qytetërimit të krishterë; për paqen ndërfetare dhe kulturën e ruajtes tek shqiptarët.

Kodiku Beratinus i ka dhënë ndriçim emrit të Shqipërisë. Ai është pjesë e kodit të trashëgimisë dhe e rolit dhënës të kulturës shqiptare. Shkruar me ar e argjend, vlera e tij nuk matet me asnjë pasuri.

15 vjet më parë dy kodikët e purpurt të Beratit u bënë pjesë e programit më elitar të trashëgimisë shpirtërore të Njerëzimit, Kujtesa e Botës. Në mënyrë parathënëse, qysh në vitin 2000, në katalogun e ekspozitës I Vangeli dei Popoli, ishte pohuar se kodiku Beratinus-1 ishte shpallur pjesë e Memory of the World. Është e vetmja trashëgimi e Shqipërisë në këtë listë. Vendimi u mor në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së UNESCO-s mbajtur në Pekin, pikërisht atje ku ishin shëruar

20 vjet më parë, me rastin e Jubileut te 2000-Vjetorit të Krishterimit, një vëllim prej 20 fletësh i kodikut Beratinus u paraqit në ekspozitën Ungjijtë e Popujve në Vatikan. Ishte hera e parë që ky dorëshkrim shfaqej në një mjedis ndërkombëtar të specializuar.

Radio Televizioni Shqiptar ka realizuar një dokumentar: Kthim tek Kodiku i Purpurt me producent gazetarin Tom Therçaj ku nëpermjet dokumentave autentike, intervistave e ngjarjeve interesante tregohet si shpëtoi nga grabitjet e pushtuesve të shumtë ky dorëshkrim i shenjtë dhe me vlere te jashtëzakonëshme.

Vëmëndje e veçntë i kushtohet restaurimit në Kinë 50 vjet më parë, në vitin 1971 kur dy vendet komuniste Shqipëria dhe Kina nenshkruajnë marrëveshjen per restaurimin e doreshkrimit te rrallë.

Mjaft interesant është ditari i pergatitur nga akademiku Shaban Sinani i cili eshte edhe skenarist i ketij dokumentari….

Pjesë nga ditari : Prof.Dr. Shaban Sinani.

Nisja nga Tirana për në Kinë u bë më datën 18 mars 1971, bashkë me 30 shqiptarë që edhe ata udhëtonin për në Kinë, duke ndjekur itinerarin Tiranë-Beograd. Këtu qëndruam vetëm një gjysmë ore, sa u furnizua avioni me karburant. Çanta nuk u lëshua asnjë çast nga dora. Nga Beogradi udhëtuam për në Budapest. Këtu fjetëm një natë në hotelin e aeroportit, meqë ishim tranzit.

Të nesërmen u nisëm përsëri me avion për në Moskë. Në aeroportin e Moskës qendruam 8 orë. Nga Moska u nisëm për në Omske. Në aeroport qendruam vetëm një gjysmë ore dhe përsëri udhëtojmë për Irkutsk, ku fjetëm një natë. Të nesërmen u nisëm për në Pekin, ku mbërritëm në ora 11 para dite.

Më datën 21 mars mbërritëm në aeroportin e Pekinit. Kishin dalë për të na pritur këshilltari i ambasadës tonë dhe shokë të Akademisë së Shkencave të RP të Kinës dhe të Institutit Arkeologjik: kryetari i degës së punëve të jashtme pranë Akademisë së Shkencave, përfaqësuesi i ushtrisë pranë Institutit Arkeologjik, përgjegjësi i Institutit Arkeologjik dhe punonjës shkencorë të tij, si dhe përkthyesi.

Të nesërmen u bë takimi i parë në një nga sallat e hotel “Pekinit”. Në mbarim të bisedimeve kodikët iu dorëzuan Institutit Arkeologjik për të bërë studimin. Kodikët u siguruan në kasaforta dhe ditë e natë ruheshin nga dezhuri (rojet). Gjatë takimit u fol për rëndësinë historike të kodikëve, për historikun e gjetjes së tyre, për shkallën e dëmtimit fizik.

Në këtë takim,nga specialistët kinezë u tha se nuk kishin pasur ndonjë rast të punonin me materiale të ngjashme dokumentare, sidomos në pergamenë.

Për këta kodikë duhej të bëhej një punë shumë e madhe, mbasi ata nuk kishin eksperiencë as edhe për t’i mbrojtur. U tha se puna do të bëhet pa u nxituar dhe do të ndihmohemi edhe nga institucione të fizikës dhe të kimisë e të tjera.

Puna e parë ishte sigurimi i kushteve të përshtatshme atmosferike, forcimi i fletëve dhe pastaj restaurimi. Gjatë fotografimit të kodikëve do të evitoheshin sa të ishte e mundur ndriçimet e forta. Gabimi kryesor ishte se duhej të ishin ba demarshet për restaurim menjëherë sapo u gjetën, ashtu të lagur siç ishin, sepse me kalimin e kohës ishte vështirësuar restaurimi. Po të ishte kërkuar restaurimi menjëherë pas daljes nga dheu restaurimi do të kishte qenë më i lehtë dhe më i suksesshëm. Por do të bëjmë të gjitha përpjekjet për restaurimin e tyre,thanë shokët kinezë.

Në mbrëmje Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave shtroi për nderin tonë një darkë në hotel “Pekini”.

Në bazë të programit, më 25 mars u bë takimi i dytë, në një nga sallat e Institutit Arkeologjik. Morën pjesë Drejtori i Institutit Arkeologjik dhe shumë punonjës. Në një nga sallat e punës pamë mbi tavolinë 4 kuti prej xhami organik, ku ruheshin kodikët nga temperaturat, pluhuri dhe lagështia e jashtme. Specialistët kinezë thanë se këto dy monumente të rëndësishëm të kulturës shqiptare janë njëkohësisht edhe tanët. Eshtë një nder i madh për neve që na dorëzohen( besohen) këto dy monumente… Tani për tani duhet të mendojmë dhe mandej të marrim masa mbrojtjeje për të mos u dëmtuar më tej.

Në këtë takim shokët kinezë folën për metodat që do të përdoreshin për fillimin e punës së restaurimit; për analizat që ishin bërë për përcaktimin e përbërjes së fletës: pergamenë apo letër; për kushtet atmosferike të mikromjedisit që duheshin krijuar për kohën gjatë punës. Gjithashtu raportuan se kodikët ishin futur në sfera prej xhami, për të mos rënë në kontakt me ajrin atmosferik dhe se do të ruheshin në kasafortë me roje gjatë ditës dhe gjatë natës.

Për restaurimin e kodikëve është bërë një punë e madhe dhe e kushtueshme. Gjatë tre muajve të parë merrnin pjesë mbi 10 punonjës. Më vonë u shtuan edhe disa persona të tjerë, për të shkurtuar kohën e përfundimit të restaurimit të kodikëve.

Por, meqenëse edhe këta punonjës nuk mjaftonin, u bë edhe një shtesë tjetër me punonjës dhe u vendos të fillohej të punohej edhe jashtë orarit. Kështu, gjatë 3-4 muajve të fundit, punonin dhjetëra punonjës, brenda dhe jashtë orarit të punës, dhe dorëzimi u bë më datën 1 nëntor 1971.

Detyra e restaurimit të kodikëve ishte marrë përsipër nga Akademia e Shkencave të RP të Kinës. Instituti Arkeologjik, që përballoi punën kryesore, varej nga Akademia. Një ndihmë të konsiderueshme kanë dhënë edhe disa institucione të tjera, si: Instituti i Kimisë, Instituti i Biologjisë, Instituti i Gjeologjisë, Instituti i Shëndetësisë, Fabrika e Lëkurës, Fabrika e Letrës, Biblioteka Kombëtare e Pekinit, Shtëpia Botuese e Artit.

Për restaurimin e kodikëve një kujdes dhe një interesim të veçantë ka treguar qysh në ditët e para shoku Go Mo Zho, President i Akademisë së Shkencave dhe Nënpresident i Asamblesë Kombëtare të Kinës.

E gjithë puna e restaurimit është kryer me dorë, me vegla mjekësore, pa asnjë aparaturë.

Më datën 1 nëntor 1971 … në orën 15.00 mbas dite u bë ceremonia e dorëzimit të kodikëve. Kishin ardhur nga ana e ambasadës së RP të Shqipërisë shokët Jovan Antoni, Kleo Bezhani, Reiz Xhelili dhe shokë të tjerë. Nga pala kineze kishin ardhur: këshilltari ushtarak i Akademisë së Shkencave, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Institutit Arkeologjik si dhe të institucioneve të tjera që morën pjesë në restaurimin e kodikëve.

 Të nesërmen, kodikët origjinalë, kopjet dhe maketet u ambalazhuan në 9 arka, duke marrë të gjitha masat për mbrojtjen e tyre nga lagështia, myku, tronditjet, hapja.

Më datën 3.11.1971 në ora 18.30 u nisëm me tren nga Pekini për në Kanton.

Më datën 6.11.1971, në orën 7.30 të mëngjesit, mbërritëm në Kanton. Atje na priti një shoqe kineze, nëpunëse e shoqërisë lundruese shqiptaro-kineze, së bashku me një makinë për transportimin e 9 arkave për në portin e Kantonit.

Vapori “Vlora” ishte jashtë portit, në det të hapur.

Me një motoskaf u nisëm për nga vendi ku gjendej vapori. Të 9 arkat i ngjitëm në vapor, duke ia dorëzuar kapitenit, bashkë me shkresën zyrtare që morëm nga ambasada jonë në Pekin. Arkat i sistemuam në një nga dhomat që ishin të sigurta në

Vapori “Vlora” mbërriti në Shqipëri më 31.12.1971, por neve i tërhoqëm arkat më datën 6 janar 1972, kur vapori u fut në port. Arkat u kontrolluan një nga një dhe mbasi u gjetën në rregull, me një makinë të veçantë, u sollën në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit Shqiptar. Arkat u hapën dhe materiali u sistemua në kasaforta prej hekuri.

Sanie Mara, Reshat Alia.

Next Post
“Dilni priteni me makina”/ Publikohen mesazhet nga PD për vizitën e Bashës në Shkodër: Merrni masa që të jenë sa më shumë njerëz

"Dilni priteni me makina"/ Publikohen mesazhet nga PD për vizitën e Bashës në Shkodër: Merrni masa që të jenë sa më shumë njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

May 24, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Opozita tentoi të dëmtonte imazhin e vendit”, Bardhi reagon ndaj Ramës: Shqipëria s’mbyll negociatat pa luftuar korrupsionin

May 24, 2026
Tërheqja e SHBA nga armët për Tajvanin, si Kina po forcohet dhe po përfiton nga krizat

Tërheqja e SHBA nga armët për Tajvanin, si Kina po forcohet dhe po përfiton nga krizat

May 24, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Alkool, armë dhe… Si nata mes shokëve përfundoi me një plumb në kokë! Detaje nga incidenti

May 24, 2026
30 vite nga masakra zgjedhore e Berishës: Si i “fitoi” PD 131, nga 140  deputetë dhe gjakosja e opozitës

30 vite nga masakra zgjedhore e Berishës: Si i “fitoi” PD 131, nga 140 deputetë dhe gjakosja e opozitës

May 24, 2026
Kaos në Beograd, policia përplaset me studentët që kërkojnë largimin e Vuçiçit

Kaos në Beograd, policia përplaset me studentët që kërkojnë largimin e Vuçiçit

May 24, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi shokun e mitur me armë zjarri, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe dy shokë të tjerë

May 24, 2026
Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

May 24, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Berisha u rikonfirmua, Elezi: Brenda PD ka manipulatorë votash që duhen bërë shembull

May 24, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Gjysmë i (pa)rrezikshëm

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In