• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktori e “fjeti” mëndjen…

by Artur Ajazi
30/06/2025 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka fjetur mëndjen. Edhe 4 vjet deputet, edhe 4 vjet kryetar partie, edhe 4 vjet kryetar opozite. Edhe 4 vjet, do ta nxijë sallën e Parlamentit me tymuese, do të bëjë “ca opozitë”, pastaj “ca zhurmë”, do të akuzojë kryeministrin, ministrat e rinj dhe të tjetër, dhe pastaj gjithçka do të shkojë “vaj”.

Nga kryetar partie nuk e luan më as “topi” i Bamirit, dhe as murtaja e bagëtive. Kaq ishte. Mbaroi shpejt “mosnjohja e rezultetit të zgjedhjeve”. Berishës i interesonte ky rezultat. Edhe sikur, (gjithmonë sikur) të fitonte zgjedhjet, mendoj se do të ishte më i sikletosuri, pasi nuk kishte as vuxhutin, dhe as njerëzit e duhur që ta qeveriste vendin.

Ndaj, rezultati ishte “OK”, pavarsisht se çdo ditë Berisha dhe berishët e veckël, dalin dhe ripërsëritin atë që thotë ai. “Nuk njohim zgjedhjet, nuk njohim farsën, duam zgjedhje të reja”. Shqiptarët janë shurdhuar dhe mësuar me kësi llafesh. Ka gjë të re ? Atëhere kur nuk ka, përse dalin dhe bëjnë gërr-vërr. Berisha edhe sikur ta kishte porositur këtë rezultat, nuk do të ishte kaq preçiz. E kuptoni ? Ai edhe 4 vjet do të “qeverrisë” Partinë Demokratike, madje dhe opozitën. Kaq i mjafton, pasi nga kjo e hënë, nisën edhe proceset gjyqësore të ish-klubit Partizani. Aty qëndron thelbi. Berisha kërkon të manipulojë opinionin me profka. “Jam kryetar opozite, ndaj dhe më hetojnë, ndaj dhe më gjykojnë”. E ku ka më mirë se, të jesh kryetar partie opozitare, dhe të jesh nën hetim apo gjykim.

Thuajse je i mbrojtur nga gjithçka, pavarsisht moshës së Doktorit. Pra, Berisha e ka fjetur mëndjen. Pushtet nuk do. Kryeministër… nuk e kap dot. Ndaj ndjehet komod në pozicionin e kryetarit të PD, kryetarit të opozitës, duke u përshtatur mrekullisht me pasionin e tij. Se si do të shkojë gjyqi, kjo mbetet të shihet në muajt në vazhdim. Por një gjë është e sigurtë. Berisha sot është njeriu më i lumturuar nga rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit. Ai e dinte fare mirë se, në gjendjen ku ndodhej partia e tij, opozita dhe vetë ai, ishte e pamundur 100 per qind fitorja përballë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

Ndaj dhe premtimet e fushatës, i kishte me shumicë, duke mos e menduar reagimin e shqiptarëve, që prej 2013 bëjnë dallimin midis tij, dhe kryeministrit Rama. Sot për sot, nuk shoh pikën e optimizmit tek demokratët, se një ditë të bukur do të fitojnë zgjedhjet me votën e shumicës së shqiptarëve. Gjithsesi, Berisha e ka fjetur mëndjen edhe 4 vjet. Pas 4 vitesh, kushedi ç’bën Zoti…..

Next Post
Sali Berisha nuk u paraqit në seancë, Malltezi pas daljes nga GJKKO: Policia nuk e njoftoi sipas afateve, sot nisi farsa

Sali Berisha nuk u paraqit në seancë, Malltezi pas daljes nga GJKKO: Policia nuk e njoftoi sipas afateve, sot nisi farsa

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Ke të drejtë se Berisha ndoshta nuk të ka ushqyer si Rama me para droge.
    Berisha është doktor kurse Rama Drogirash ndoshta bash me ty!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com