• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktor, po luan me “zjarrin”…

by Artur Ajazi
16/12/2021 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Duke qenë prej 30 vitesh njeri i pushtetit, dhe duke u konsideruar si “i paprekshëm”, duket se Sali Berisha i ka mbushur mëndjen vehtes dhe atyre që e pasojnë, se “mund të luaj edhe me zjarrin, dhe nuk digjem”. Si një prestigjiator i njohur i rasteve “ekstreme”,  dhe si një manipulator perfekt i fakteve, ai ka arritur të vegjetojë në afro 3 dekada.

Ka arritur ti bëjë qëndresë organeve të drejtësisë, ka arritur të kompromentojë dhe vërë nën hyqmin e tij një numër të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët fatmirësisht Vettingu i flaku si lecka, dhe vazhdon të ushtrojë mrekullisht ndikimin e tij mbi turmën. Pasi i ka dalë kundër totalisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “proamerikani më i madh i Ballkanit”, ka nisur të zbatojë planin e tij më të ri. Duke e nisur nga rimarrja e postit të partisë, Sali Berisha po ecën shkallë-shkallë me planin e tij, duke menduar se do të shkaktojë “zemërata dhe trazira”, meqenëse në 20 Dhjetor, na vjen në Tiranë  presidenti Serbisë  Vuçiç dhe  kryeministri  Maqedonisë Zaev, në kuadër të takimeve trepalëshe të “Open Ballkan”.

Ai që prej 30 vitesh ka patur “dashuri të fshehta” dikur me Serbinë e Milosheviçit, sot na del “antiserbi më i madh i Ballkanit”. Askush, madje as SHBA, nuk e beson më këtë tezë teorike të sajuar. Askush nuk i merr në konsideratë, fjalimet dhe deklarimet e njeriut që sa ishte lufta në ish-Jugosllavi, u akuzua për shitje të karburantit makinerisë së luftës së Milosheviçit, dhe sot hiqet “antiserb” dhe i “qan zemra për kosovarët”. Hipokrizia mbetet tipari i  njerzve të shitur, të shtirur, të zhytur dhe molepsur në afera të dyshimta. Askush sot nuk e beson se “Sali Berisha na qenkësh dikur një proamerikan i thekur, dhe sot  akoma ka mbetur i tillë”, tek e dëgjon se si akuzon, presionin,dhe lëshon akuza dhe denoncime për ambasadoren Kim dhe paraardhësit e saj.

Askush nuk e beson tek deklaron se “kemi humbur sovranitetin e Partisë Demokratike”, pasi aludimet shkojnë në drejtime të tjera, prej nga ka ardhur vendimi  “non-grata”. Mendoj se Sali Berisha, ka hedhur hapa fatalë për të ardhmen e tij në politikë, ashtu siç është duke e dëmtuar me ndërgjegje të plotë imazhin e vendit në opinion publik përtej kufinjve të Shqipërisë. Doktorr, po luan me “zjarrin”, dhe jo me zjarrin e Bashës, por të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe këtu nuk është fjala se, “do të gjejë hataja sepse po përballesh me të drejtën tënde”.Problemi është më i gjërë se një vendim “non-grata”, është më i rëndësishëm se një hall personal që keni  ju Doktorr.

SHBA-ja, ka qenë dhe mbetet partneri ynë historik dhe stradegjik, amerikanët mbeten miqtë më seriozë dhe nuk mund ti bëjë “hasha” vlerat e asaj miqësie, një vendim “non-grata”, që nuk ka asnjë lidhje me  marrëdhëniet tona dypalëshe. Duke u marrë me përgjigjet dhe kundërpërgjigjet e  DASH-it  dhe përfaqësuesit e qeverisë së SHBA-së, lidhur me reagimet e tyre ndaj akuzave për ambasadoren Kim dhe jo vetëm, ju po luani me seriozitetin dhe dinjitetin e institucioneve ligjore të një supershteti, mik i madh i shqiptarëve, nga ku marrin leksione demokracie  gjysma e botës. Po luani me “zjarrin” Doktorr, të cilin e ndeze vetë, ndoshta pa e menduar, ose duke thënë se “unë jam Sali Berisha, mbrapa më vjen historia”. Eshtë nisur Doktorr, është nisur gjithë historia juaj nga përtej Atlantikut, për të ardhur atje ku duhet, natyrisht jo në SHQUP…

Next Post
Dëshirat që do të realizohen në vitin 2022, bazuar në shenjën tuaj të Horoskopit

Dëshirat që do të realizohen në vitin 2022, bazuar në shenjën tuaj të Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In